Një prej fëmijëve të ish drejtoreshës së Qendrës Rezidenciale të Fëmijëve të moshës 6 18 vjeç në Shkodër, e cila ishte e punësuar në atë institucion si psikologe ka ngacmuar seksualisht fëmijët e seksit femër me moshë më të vogël se ai. E zbulon raporti i Avokatit të Popullit që i është dorëzuar Prokurorisë së Përgjithshme dhe që ka siguruar ‘Ora News”. Ky raport zbulon dhe detaje të tjera të frikshme të dhunës dhe keqtrajtimeve. Fëmijët që rriheshin me këmbët e karrigeve apo që lanin banjot e institucionit.
Nga analiza e veprimeve të kryera konstatohet se
Se pari: Nga ish drejtorja e shtëpisë së fëmijës A. LL janë lejuar në atë institucion apo marrë gjatë eskursioneve të organizuar në Velipojë dhe Razëm dy fëmijët të cilët duke qenë jashtë kontrollit të saj kanë ushtruar dhunë fizike ndaj fëmijëve dhe në raste të tjera djali B. LL ka ngacmuar seksualisht fëmijët e seksit femër me moshë më të vogël se ai. Së dyti: Nga edukatoret e shtëpisë së fëmijës në mënyrë flagrante janë lejuar fëmijët e mitur me moshë 10 12 vjeç të lajnë korridoret dhe banjat e institucioneve, veprim që bie ndesh dhe me pikën tre të nenit 54 të Kushtetutës Së treti: Nga edukatoret R. C është ushtruar dhunë fizike duke i rrahur me shkop druri të këmbëve të karrigeve ndaj fëmijëve të mitur si S. A etj Së katërti: Në shtëpinë e fëmijës Shkodër personeli manifeston sjellje diskriminuese ndaj fëmijëve të komunitereve rome e egjiptaiane veprim ui konfirmuar nga deklarimet e të miturit F. T Nga analiza në tërësi e rastit rezulton se punonjësit e shtëpisë së fëmijëve Shkodër drejtorja e komanduar A. LL, sot psikologe, R. C edukatore, në kryerjen e funksioneve publike në sajë të detyrës shtetërore me mos veprimet dhe veprimet e tyre të kundra ligjshme të cilat përbëjnë mos përmbushje të rregullt të detyrës kanë dëmtuar interesat e ligjshme të shtetasve fëmijëve të mitur të atij instititucioni “Ka një lidhje shjkakësore të drejtëpërdrejtë mes veprimit dhe moveprimit të kundraligjshëm, mos përputhje të rregullt të detyrës dhe dëmtimit të interesave të ligjshëm të shtetasve me pasoja në dëm të shëndetit të tyre apo atij moral në rastet e ngacmimeev seksuale” konstatohet ne raport Drejtori i bëri presion Jo vetëm kaq pasi Avokati i Popullit kishte nisur verifikimet mësohet se nga edukatoret dhe drejtori i institucionit është bërë presion ndaj fëmijëve për të mësuar se cfarë kishin thënë. “Pavarësisht kushteteve normale të krijuara në një nga mjediset e shtëpisë së fëmijës të këtij qyteti kosntatuam hezitim dhe frikë tek fëmijët e mitur, kjo për faktin se pas inspektimit të kryer nga ndihmë komisionerët e Avokatit të Popullit më datë 19 prill 2016 ata ishin thirrur nga edukatorë dhe drejtori i instititucionit duke i bërë presion për shpegimet e dhëna. Ky qëndrim u reflektua dhe gjatë marrjes së shpjegimeve të nxënëses Xh,. N në intervistimin e realizuar tek zyra e drejtorit të shkollës 9 vjecare “Xheladin Fishta” në prani të psikologes”.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/