Një ngjarje e pa zakontë ka ndodhur në fashtin Qinam të rrethit Kolonjë, në banesën e tij, është gjetur nga familjarët, në gjendje të rënduar psikologjike, duke tentuar të vetëvaret me litar, shtetasi XH.L, 25 vjeç.
Pas ndihmës mjekësore të marrë në Spitalin e Ersekës, ky shtetas është dërguar për mjekim të specializuar në Tiranë, ku ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. Rrethanat dhe motivet e kësaj ngjarje, janë ende të paqarta. Materialet i kaluan Prokurorisë se Rrethit Gjyqësor Korçë për “Shkaktimi i vetëvrasjes” ngelur në tentativë, parashikuar nga nenet 99 e 22 të Kodit Penal.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/