Gjykata e Durrësit, hoqi masën e sigurisë “arrest me burg” per Lutfi Shabanin i njohur ndryshe si “Ben Çami”.
Shuarjen e masës, gjykata e argumentoi se pala italiane nuk solli brenda afatit ligjor kërkesën për ekstradimin e tij drejt Italisë, ku akuzohet për trafik droge. Avokati Detar Hysi tha se klienti i tij eshte i pafajshem edhe pranë prokurorisë për krime te renda.
Ben Çami, është arrestuar më 26 shkurt të këtij viti, pas bllokimit në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës të një sasie prej 574 kg lëndë narkotike e fshehur në një kamion.
Ben Çami, gjithashtu rezulton se është dënuar edhe tre herë të tjera nga gjykatat shqiptare, për akuzën e trafikut të drogës.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/