Flet për herë të parë gruaja që humbi dy fëmijët e saj...

Flet për herë të parë gruaja që humbi dy fëmijët e saj në aksidentin tragjikë të Kavajës

83
0
Shares

Shfaqet për herë të parë në ekran nëna që humbi dy fëmijet e saj në një aksident në Qerret të Kavajës. Ajo foli pak, por intervista e saj u ndërpre nga bashkëshorti i cili nuk dëshiron pranine e kamerave.

Asgjë s’mund ta ngushëllojë nënën e dy fëmijeve te humbur ne aksidentin horror ne Qerret te Kavajes.

Ajo qëndron në shoqërinë e dy grave të tjera, nënës dhe vjehrres në shtëpinë dykatëshe në plazhin e Durrësit.

Kurse i mbijetuari i aksidentit, një vjeçari që ndodhej i lidhur me rripin e sigurimit në sediljen e parë të makinës, kërkon vazhdimisht vëmendjen e familjarëve.

Silva Negollari është e përhumbur. Në pak fjalët e saj mëson se cdo sekondë të ditës kujton momentin ku sa hap e mbyll sytë humbi dy fëmijët 3 vjeç dhe 5 vjeç. Thotë se çdo gjë ndodhi befasisht. Ajo thjeshtë hapi krahun e një tjetri mjeti, por hekurat e anesores, e përfshine makinën mes për mes, informon televizioni ABC news.

Udhëtimi qe i ndryshoi përgjithmonë jetën familjes Negollari, u bë pas insistimit të fëmijëve.

Dy netë me rradhe, dy me te rriturit, duke qarë kishin këmbengulur që nëna e tyre ti çonte në Rrogozhinë. Per ta ishte udhetimi I fundit.

Kaq mundi të fliste Silva Negollari e cila u ndërpre nga bashkëshorti Sokoli. Ai nuk pranon asnje kamer. i zhytur ne dhimbje, jashtë saj thotë, se cdo fjalë është e tepër, pasi asgjë smund tia kthejë më femijët.

Ai beson ende se të vegjëlit e tij mund të ishin gjallë nëse rruga do te ishtë e plotesuar me elementet e sigurisë. Por megjithatë nuk do te merret nëpër dyert e gjyqyve. Nëse ka fajtor le të flase drejtesia, thote Sokoli. Aktualisht per ngjarjen ndodhen ne burg tre zyrtare te larte te ARRSH. Hetimet konkluduan se barrierat anësore që nuk ishin vendosur në rrugë për ti lënë kalimin e lire një subjekti priva, do mund të kishin mbrojtur familjen Negollari .

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY