Flamur Noka: Kemi prova janë përgjuar politikanë e ambasadorë

Flamur Noka: Kemi prova janë përgjuar politikanë e ambasadorë

70
0
Shares

Por për Partinë Demokratike, përgjimi është fakt që ka ndodhur, madje për këtë deputeti Flamur Noka tha se ka prova që do të dalin. “I kemi të dhënat! I kemi informacionet! Është përgjuar! Janë përgjuar politikanë, ambasadorë. Erjon, je përgjuar edhe ti! (i drejtohet Erjon Braçes pas reagimit të tij nga salla)”, tha Noka.

Nënkryetari i Komisionit të Sigurisë dha edhe detaje sesi ka hyrë pajisja në vendin tonë, madje edhe për mjetin me të cilin është transportuar. “Pajisja ka hyrë dhe ka hyrë me një mjet BMË X5 ngjyrë e zezë dhe ka qarkulluar edhe nëpër kryeqytet”, deklaroi ai.

Sipas deputetit demokrat, deklarata e Tahirit se nuk është përdorur për përgjim nga policia e shtetit, nuk përjashton mundësinë që ajo të jetë përdorur nga të tjerë persona.
“Ministri tha se pajisja nuk është përdorur nga Policia e Shtetit, por pse nuk na thotë nëse është përdorur nga ndonjë polici private, sepse kupola e Policisë së Shtetit është e gjitha e inkriminuar”, është shprehur ai.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY