Kryeministri Rama, debat të ashpër me gazetaren e “Euronews”: Jepini fund...

Kryeministri Rama, debat të ashpër me gazetaren e “Euronews”: Jepini fund kësaj historie

64
0
Shares

Kryeministri, Edi Rama ka qenë nervoz përgjatë një interviste për “Euronews”. Nervozizmi sic thotë vetë Rama në fund të intervistës i erdhi pasi nuk po pikturonte gjatë procesit të intervistimit.

Sic duket ai e ka kapur edhe ironinë e gazetarës në fund të bisedës që e peyet nëse është penduar që ka lënë pikturën dhe është marrë me politikë.

Momentet e debatit:

Gazetarja: Nuk ka gjyqtar të korruptuar në Shqipëri?

Rama: Duhet t’i japim fund historisë së Shqipërisë dhe Ballkanit të korruptuar dhe të inkriminuar sepse është një steriotip që është krijuar ndër vite për të kriminalizuar lehtësisht këto vende.

Gazetarja: Sipas një raporti të anti-mafias italiane 1/3 e ekonomisë Shqiptare është e krimit…

Rama: Kjo është e neveritshme. Nuk ka pasur asnjë raport që të thotë se 1/3 e ekonomisë shqiptare është e trafikimit të qenieve njerëzore, e drogës, etj.

Gazetarja: Cilat janë shifrat tuaja? E mohoni faktin se ka trafikim droge, armësh, trafikim të femrave?

Rama: E mohoj kategorikisht dhe ju them se është plotësisht e gabuar që të flisni për trafik armësh nga Shqipëria.

Pyetja: Pra nuk ka asnjë problem Shqipëria me krimin? Çdo gjë është në rregull?

Rama: Pse duhet të shkojmë nga një ekstrem në tjetrin? Nuk e kuptoj! Nuk ka ndonjë mendim më racional? Apo është nga ana gazetareske interesante për histori të tilla. Ju e përshkruani Shqipërinë si burim i së keqes në Evropë, por kjo nuk është e vërtetë.

Gazetarja: Kjo nuk është ajo që thash!

Rama: Është një vend që ndryshon çdo ditë, me probleme, me një të kaluar shumë, shumë të vështirë, më e vështira se e të gjitha vendeve komuniste sepse ka qenë e izoluar për 50 vite, jo vetëm në Evropën Perëndimore, por edhe në atë Lindore.

Gazetarja: Në fund një pyetje personale. Para se të hyni në politikë, keni qenë piktor. Duke u kthyer pas, nuk jeni penduar që keni lënë botën e artit?

Unë nuk pendohem kurrë për asgjë. Kisha plane të tjera, por tani jam këtu dhe kam marrë përgjegjësinë për të drejtuar qeverinë e vendit tim dhe ky është një privilegj i madh, nderi më i madh që një njeri mund të ketë. Por në të njëjtën kohë unë nuk e kam ndalu punën si artist. Jam artist ashtu siç jam dhe Kryeministër.

Pikturoj gjatë takimeve, gjatë telefonatave, më ndihmon të fokusohem dhe siç e shihni kur nuk pikturoj gjatë intervistave nuk shkon gjithçka vaj.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY