DOKUMENTI/ Sigurimi i Shtetit spiunoi të përndjekurit në 1991

DOKUMENTI/ Sigurimi i Shtetit spiunoi të përndjekurit në 1991

68
0
Shares
Foto Ilustruese

Sigurimi i Shtetit ka përgjuar edhe në vitin 1991 të përndjekurit politikë. Jo vetëm kaq por ka kërkuar që ministria e Drejtësisë të gjejë shkaqe ligjore që të mos miratohet krijimi i shoqatës së tyre.

Kërkuesi i arkivave, Kastriot Dervishi ka zbuluar nëj dokument që tregon aktivitetin e Sigurimit të Shtetit edhe pak muaj pas pluralizimit në Shqipëri.

kastrioti letra e sigurimit

“Më 14.4.1991 në Tiranë u bë një mbledhje e ish të dënuarve politikë të Shqipërisë, qëllimi i së cilës ishte formimi i shoqatës së tyre. Aktiviteti i të përndjekurve u survejua nga Sigurimi, pavarësisht se në objektin e punës së tij kjo kompetencë ishte hequr. Jo vetëm kaq, por Sigurimi i sugjeronte Ministrisë së Drejtësisë që kërkesa të mos pranohej, të gjendeshin shkaqe për të mos ta miratuar këtë kërkesë. Lufta e klasave zhvillohej njësoj edhe në kushtet e reja”, shkruan Dervishi.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY