ARTAN FUGA/ “Grusht anti-institucional” në Akademinë e Shkencave

ARTAN FUGA/ “Grusht anti-institucional” në Akademinë e Shkencave

66
0
Shares

Nga Artan Fuga

“Grusht anti-institucional” ne akademine e shkencave. Ka dalë krejt nga shinat institucionale.

Akademia e shkencave e Republikës të Shqipërisë po përgatitet nga kryesia të kryejë një shkelje madhore të Statutit të saj, që e ka të përcaktuar me ligj, pra të kryejë një “atentat” juridik, duke organizuar zgjedhje antistatutore të pesë antarëve të saj në datën 23 maj 2016. Ky është një akt që e deligjitimon përfundimisht akademinë e shkencave, nëse nuk ndalet ! Nëse nuk e ndalin vetë akademikët, as autoritetet, atë duhet ta ndalin opinioni publik dhe gazetarët e medias.

Kërkohet mbështetje qytetare.

Zgjedhjet mund të bëhen vetëm nëse një korum akademikësh janë të pranishëm në sallë, kurse po kërkohet zyrtarisht dhe me shkresa të çohen me zarfa vota edhe me postë, si edhe të votohet përpara ditës të caktuar, jashtë kushteve të fshehtësisë dhe jo në prani të komisionit të votimeve. Kanë të drejtë rregullisht të votohen edhe kandidatura nga jashtë akademisë, por ata nuk janë njoftuar dhe me shkresë zyrtare njoftohen për kandidim vetëm akademikët e asociuar. Ruhen privilegjet vetëm për vete.

Statuti kërkon që kandidatët të kenë vepra madhore për vendin, por akademia nuk ka përcaktuar asnjë parametër për të matur se çfarë quhet vepër madhore. Poashtu statuti, pra ligja e akademisë, kërkon që kandidaturat më parë të shqyrtohen dhe votohen në seksione, pastaj të votohen përfundimisht, pra për t’u debatuar dhe marrë madje nëse duhet edhe mendimin e specialistëve të jashtëm, kurse kryesia e akademisë duke dhunuar cdo ligj dhe normë statutore krijon mundësinë për trafiqe influencash duke i cuar akademikët, jashtë cdo shqyrtimi kolektiv dhe të specializuar kompetent, drejt e në kutinë e votimit.

Kështu : biologu do të votojë për juristin,inxhinjeri për historianin,filozofi për mjekun,letrari për kimistin.

A ka vend në botê që mund të ndodhi kjo???
A ka njeri me mend që nuk i duket absurde kjo? Epo ja në akademi kjo quhet normale, racionale. Ata atje nuk duket se ka forcë që i ndal për ta kryer këtë veprim absurd! Veç qytetit, opinionit, medias.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY