Incident te takimi Rama-Meta, një grua tenton me forcë të takojë Kryeministrin

Incident te takimi Rama-Meta, një grua tenton me forcë të takojë Kryeministrin

57
0
Shares

Një grua u ndalua nga forcat e sigurisë së Kryeministrit tek vila qeveritare fill pas takimit Rama-Meta.

Gruaja e veshur në të zeza kërkoi që të takonte kryeministrin por është penguar nga rojet. Ajo u mbajt për disa caste e mbërthyer nga dy truproja ndërkohë që makinat kaluan në portën kryesore të vilës.

Ndërkaq ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, refuzoi të fliste për mediat por u takua me gruan e zemëruar.

Ende nuk dihen motivet por gruaja nuk është ndaluar nga policia lidhur me incidentin.

Gruaja sikurse u shpreh është e persekutuar politike. Ajo ka një problem me shtesën në pallatin Agimi. Edhe pse ka fituar gjyqet sic tha ajo, shtesa nuk prishet nga autoritetet shtetërore. Ajo tha se nese nuk prishte ajo shtese do ti vere flaken vetes ne shenje proteste.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY