Gramoz Ruçi: Mesazhi i Roshit për Blushin për çështje personale

Gramoz Ruçi: Mesazhi i Roshit për Blushin për çështje personale

68
0
Shares

Mesazhi ishte për cështje personale, deklaroi sot Sekretari i Përgjithshëm i PS, Gramoz Ruci, pasi u pyet nga gazetarët lidhur me kërcënimin që deputeti i PS, Ben Blushi ka marrë nga Kryetari i Bashkisë së Kavajës, Elvis Rroshi.

“Nuk ka pasur kërcënim. Është një mesazh i këmbyer mes një të zgjedhuri në Parlament dhe një të zgjedhuri lokal. Ata kanë këmbyer dicka për cështje personale”, tha Ruci, fill pas takimit të mbajtur nga zyrtarët më të lartë të PS dhe LSI në vilën qeveritare te ish-blloku.

Takimi mes Kryeministrit Rama dhe Kryetarit të Parlamentit Meta është në vijim të axhendës tashmë të njohur të takimeve të tyre javore.

Kësaj here takimi zgjati më shumë se 1 orë e gjysëm dhe sipas Rucit dhe Vasilit, temë e bisedave ka qenë kryesisht reforma në drejtësi.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY