Kush paguan dëmin kur përplasesh me veturë pa shofer?

Kush paguan dëmin kur përplasesh me veturë pa shofer?

49
0
Shares

Një shofere amerikane që është përplasur teksa udhëtonte me makinën elektronike “Tesla”, të drejtuar nga një pilot automatik, refuzon të mbajë përgjegjësi për aksidentin. Por a mund të fajësohet kompjuteri?

Ajo thotë se teksa ecte në autostradë, makina përpara saj ndaloi papritur dhe piloti automatik nuk arriti të frenojë në kohë, transmeton TCH.

Ndërkohë, drejtuesit e kompanisë “Tesla” deklaruan në një konferencë të mbajtur para një jave se sado që piloti është automatik, shoferët janë të udhëzuar të mos i largojnë asnjëherë duart nga timoni.

Makinat elektronike dhe me pilotë automatikë nuk duken më dhe aq larg në të ardhmen. Vetëm pak ditë më parë, Google njoftoi se do të paguante 20 dollarë në orë personat që do të përdornin makinat e tyre me pilot automatik, për t’i testuar në jetën e përditshme brenda shtetit të Arizonës.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY