Industria e ‘Escobarit’/ “Hashashi thirrej ‘sufllaqe’ dhe ‘shalqi’, si u bë marrëveshja...

Industria e ‘Escobarit’/ “Hashashi thirrej ‘sufllaqe’ dhe ‘shalqi’, si u bë marrëveshja e parë u bë në Fier”

55
0
Shares

Gazeta greke “Kathimerini”, në një shkrim publikuar lidhur me procesin gjyqësor pas arrestimeve të rrjetit të trafikantëve të drogës, pas të cilit u shpall në kërkim edhe Klemend Balili, raporton se të ndaluarit i mohuan akuzat.

Ata i quajtën marrëveshjet e dyshimta si plane tregtare për eksport karpuzi dhe sufllaqesh në Hollandë, të akuzuarit kryesore te trafikut te hashashit nga Shqipëria për ne Belgjike e Hollandë.

Para hetuesve, shumica e tyre nuk pranuan te kënë lidhje me trafikun e drogës dhe u përpoqën ti justifikonin lidhjet e tyre dhe “vajtje-ardhjet” ne Greqi, Shqipëri, Holandë e Belgjikë si veprimtari te ligjshme tregtare. 59-vjecari Th. A, ose “Tom”, i cili sipas policisë greke koordinonte nga Belgjika lëvizjet e hashashit, u shpreh para hetueses se “qëllimi im ishte qe te koordinoja importin e produkteve bujqësore dhe ushqimore nga Greqia dhe vendet e treta ne Hollande. Per kete kisha ardhur ne kontakt me njerez ne Hollande, si z. Dhimiter P, si dhe me tregetare greke si Z. ….., importues karpuzi nga Killini”.

Ndërkohë, 56-vjeçari M.S, i cili akuzohet se modifikonte kamionet me vende te fshehta për transportin e drogës, u shpreh ne lidhjet me udhëtimet e tij në Hollandë dhe kontaktet me tëe bashkëakuzuarin: “Z. A, e njoh prej 2005 për shkak te punës sime, sepse merresha me importin e makinave. Prej qershorit 2014, shkova ne Hollande qe te punoja ne një fast-food sufllaqesh dhe ta bleja nese shkonte mire. Une kam para nga shitja e makinave”.

Tjeter qëndrim mbajti para hetueses 46-vjecari J.A, i cili sipas dosjes hetimore, kishte detyren e magazinimit te droge ne Greqi para se te shkonin ne Europën Qendrore dhe Perendimore. Pranoi përfshirjen ne trafikun e 673 kg hashash permes Zakinthos dhe tha emrat e 3 shqiptareve, me te cilet, sic u shpreh, kishte rene dakord për transportin e droges. “Ne fillim te 2015 shkova ne Fier te Shqipërisë ku njoha disa zotërinj me emrat…. Vura re një lehtësim te madhe ekonomik, pasi, siç me thane, kishin një rrjet zinxhir taksish dhe restorantesh. Me pyeten nëse isha i interesuar te beja nje transport “te veçante”.

Ndërkohë 33-vjeçari K.P, i cili ishte shofer ne disa raste transporti droge, tha: “Njoha J.A para 5 vjetesh. Me ofroi te hapja kompaninë TSAF TRANS ne Petrici te Bullgarisë. Ne fillim kompania kishte veprimtari te ligjshme, ndërsa me vone me kërkoi te transportoja hashash nga Shqipëria ne Holandë”. BË

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY