“Ruleta e seksit”, loja e frikshme e seksit që luhet nga adoleshentët...

“Ruleta e seksit”, loja e frikshme e seksit që luhet nga adoleshentët kohët e fundit

78
0
Shares

Të parët adoleshentë në botë që raportohen se e luajnë këtë lojë janë adoleshentët spanjollë, por kjo mani e tyre parashikohet të përhapet edhe në vende të tjera të Europës. “Ruleta e seksit” e luajtur nga këta adoleshentë është një lojë ku njerëzit bëjnë orgji me njëri-tjetrin dhe në grupin e tyre ftohet një person i cili është i infektuar me sëmundjen HIV.
Adoleshentët të cilët bëjnë seks në orgji janë shprehur se ndihen shumë të emocionuar, pasi është vërtet adrenalinë të dish nëse u infektove apo nuk u infektove. Unë nuk e di për ju, por personalisht është shumë e frikshme të zgjohesh çdo mëngjes e të pyesësh veten nëse kishe fat mjaftueshëm që të mos infektohesh me HIV.
“TheLADbible” ka folur me psiko-terapisten Dersa Markovic për të gjetur një arsye se pse një lojë e tillë kaq e rrezikshme për jetën e adoleshentëve, po bëhet kaq popullore. Sipas psiko-terapistes janë identifikuar shumë arsye se pse ndodh një fenomen i tillë, por arsyeja më e fortë që i çon këta të rinj ta provojnë seksin në atë mënyrë është adrenalina e frikës dhe enigmës që adoleshentët marrin. Ndërkohë nga ana tjetër, prindërit shprehen shumë të shqetësuar me çfarë po u ndodh fëmijëve të tyre.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY