Babai i deputetit socialist grabiti tokën në 1992, tentoi ta regjistronte me...

Babai i deputetit socialist grabiti tokën në 1992, tentoi ta regjistronte me dokumente false në 2014

59
0
Shares

Prokuroria e Kurbinit përfundon hetimet dhe dërgon për gjykim kërkesën ndaj Ndue Prenga, babai i deputetit Armando Prenga, i akuzuar për veprën penale të “Falsifikimit të dokumenteve”, nëpërmjet të cilave ka ndërtuar dhe ka kërkuar regjistrimin në Hipotekë të një lokali dy-katësh në qytetin e Laçit.
Prokuroria e Kurbinit ka nisur hetimin, në bazë të kallëzimit të personave që pretendojnë se janë trashëgimtarë të ligjshëm të truallit, në të cilin është ndërtuar biznesi privat i familjes Prenga.

Hetimet
Sipas prokurorisë, nga hetimi ka rezultuar se Ndue Prenga, në vitin 2014, i është drejtuar gjykatës me një padi civile, në bazë të të cilës kërkon njohjen e pronësisë së truallit ku është ndërtuar lokali, me pretendimin se kjo hapësirë është pronë shtet dhe e posedon atë që prej vitit 1992. Për të provuar pretendimet e tij, i pandehuri Ndue Prenga ka dorëzuar në gjykatë gjatë procesit civil edhe lejen e sheshit të ndërtimit dhe lejen e ndërtimit, të cilat sipas tij i ka marrë nga autoritetet lokale në vitin 1996.
Në procesin gjyqësor civil të hapur nga Ndue Prenga, janë deklaruar si palë edhe anëtarët e familjes Nokaj, e cila pretendon se është trashëgimtare e ligjshme e truallit ku është ndërtuar lokali. Përfaqësuesit e familjes Nokaj, pasi janë njohur në procesin civil me aktet e paraqitura nga i pandehuri Prenga për lejen e sheshit të ndërtimit dhe lejes së ndërtimit, kanë paraqitur menjëherë kallëzim në Prokurorinë e Kurbinit, duke deklaruar se janë dokumente të falsifikuar.
Prokuroria e Kurbinit ka zhvilluar hetimin, në bazë të të cilave ka rezultuar e provuar me aktin e ekspertimit se, dokumentet e paraqitura në procesin civil nga ana e shtetasit Ndue Prenga, janë tërësisht të falsifikuara.

Falsifikimet
Me aktin e ekspertimit teknik-grafik, datë 01.04.2016, është arritur ne konkluzionin se:
1  Nënshkrimi tek rubrika “Kryetari i këshillit të Bashkisë” ne dokumentin për dhënie sheshi ndërtimi nr.9 date 24.05.1996, Ndue Prenga, është tërësisht i falsifikua.
2. Nënshkrimi te rubrika “Kryetari i KRRT Kurbin“, në dokumentin ‘Leje ndërtimi nr. 6 datë 06.06.1996, nuk është nënshkruar nga kryetari i asaj kohe, shtetasi B. R. Shenja e vulës në këtë dokument është tërësisht e falsifikuar.
3. Nënshkrimi te rubrika “Miratohet P/KRRT Kurbin, B. R., në dokumentin planvendosje “bar-bufe” për Ndue Prenga, nuk është shkruar nga shtetasi B. R. Nënshkrimi në këtë rubrikë është tërësisht i falsifikuar. Shenjat e vulave në këtë rubrikë, për dokumentin plan-vendosje janë tërësisht të falsifikuara.
4. Nënshkrimi te rubrika “Miratohet P/KRRT Territorit Kurbin Kryetar” në dokumentin “studim urbanistik pjesor “bar-kafe” për Ndue Prenga, është tërësisht i falsifikuar.
Falsifikimi i dokumenteve të mësipërme, është realizuar nëpërmjet fotokopjimit të tyre me anën e fotokopjes me ngjyra.
Në këto kushte, Prokuroria e Kurbinit e akuzon të pandehurin Ndue Prenga për konsumimin e veprës penale “Falsifikimi i dokumenteve”.

armando prenga, kuvend
Armando Prenga

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY