SHËNIM/ Letrës së “kryepolicit” të Italisë “i ka humbur vula”, Ramës, Tahirit...

SHËNIM/ Letrës së “kryepolicit” të Italisë “i ka humbur vula”, Ramës, Tahirit & Co, “ju ngrinë buzëqeshja…”

135
0
Shares

Lajmi “në gjuhë të huaj”, i shumëpritur dhe i shumëdeklaruar prej Edi Ramës, i ardhur dje nga Italia nëpërmjet një letre të një “kryepolici” të cilit “i kishte humbur vula”, që prej sot është konfirmuar si “çudi që nuk zgjati më shumë se (as) një ditë”.
Njëlloj si debati gjysmëshekullor në Shqipëri se kur iku gjermani i fundit nga Shkodran, në 28 apo 29 nëntor të vitit 1944 edhe media, afërmendsh afër Ramës, këtë bënë dje dhe sot, duke u rrekur të na mbushnin mendjen se Alesandro Panza, ish-kryepolici italian, ishte liruar nga detyra në 29 prill, por se vetëm dje e kishte lënë detyrën. Biles, për të tejkaluar debatin për gjermanin e fundit, këto media sillnin si argument, të shkruarit e aktit të tij të fundit nga Alesandro Panza (pa firmë e vulë), një letër në emër të Interforce Italia për një pajisje përgjimi që nuk bëka përgjime në Shqipëri.
Këto media tejkaluan në këtë “përqasje” të tyre të këtij debati me atë të gjermanit të fundit edhe vetë ministrin e Brendshëm, të cilit mbrëmë “i kishte ngrirë buzëqeshja” dhe nga studio e Blendi Fevziut, megjithëse  u shndërrua në një Shvejk i tipi “ku di unë se çfarë bëj unë”, nuk guxoi të konfirmonte mbërritjen e një letre pa firmë e pa vulë nga një “kryepolic” italian.
Por, si për “ti vënë vulën” zhurmnajës së 24 orëve të fundit, edhe Prokuroria shqiptare ka konfirmuar sot se letra (pa firmë e pa vulë) e dërguar nga Alesandro Panza, ish-drejtori i Policisë Italiane, për Prokurorinë e Tiranës, për sa i përket pajisjes së përfolur si përgjuese, është e pavlefshme.
Sipas Prokurorisë, letra e Panzas nuk mund të konsiderohet si material procedural pasi nuk ka një firmë, vule dhe një datë. Gjithashtu, Panza nuk ka përcaktuar se në çfarë cilësie e ka shtruar letrën që ia ka përcjellë ambasadorit të Italisë në Shqipëri, dhe ky më pas Prokurorisë.
Alesandro Panza, më datë 29 prill është emëruar me vendim të Këshillit të Ministrave italianë në një detyrë tjetër. Postin e drejtorit të Policisë ai e ka mbajtur deri më datë 18 maj, por me sa duke jo firmën  e vulën. Ndaj edhe nuk dihet ende se në cilësinë e kujt e ka shkruar ai letrën.
Në këto rrethana, mësohet se Prokuroria ka kërkuar informacion nga Interforca. Nëse Panza ka dërguar shkresë në cilësinë e eprorit më të larte të Interforcë, atëherë në letrën e tij nuk gjenden përgjigjet mbi informacionin e kërkuar nga Prokuroria Tiranë.
pajisja e pergjimit1

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY