Basha: Nuk do të ndalemi para askujt dhe para asgjëje në rrugën...

Basha: Nuk do të ndalemi para askujt dhe para asgjëje në rrugën tonë

69
0
Shares

Kryetari i PD-së Lulzim Basha, ka deklaruar sërish se PD dhe gjithë shqiptarët do të qëndrojnë në çadrën e protestës deri sa të arrijnë fitoren e madhe në kauzën e tyre, atë të zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.
Kreu i opozitës theksoi gjithashtu se rruga drejt fitores qytetare nuk do të ndalet askush dhe nga asgjë.
“Ne nuk do të ndalemi para askujt dhe para asgjëje në rrugën tonë drejt lirisë, drejt fitores për zgjedhje të lira dhe të ndershme”, deklaroi Basha.
“Sonte kur akrepat takojnë njëri tjetrin, shënojmë dy muaj të qëndresës dhe lëvizjes më të madhe për zgjedhje të lira dhe demokraci të vërtetë, pa të cilën nuk mund të ketë ekonomi të vërtetë.
Sot dua t’ju them gjithsecilit prej jush dhe qindra mijëra të tjerëve që do t’i bashkohen kësaj protestë, se për Lulzim Bashën nuk ka forcë mbi dhe, forcë mbi tokë që të shembë me këmbë vullnetin dhe sakrificën tuaj për një republikë të re. Ditët e qëndresë na nderojnë të gjithëve se demokratëve, Shqipërinë dhe familjet. Nuk dua të humbasim durimin me miqtë tanë, në jemi partia që ka sloganin ‘Do ta bëjmë Shqipërinë si gjithë Europa’. Me vendosmëri dhe qëndresë të pamposhtur në do fitojmë mbi republikën e vjetër. Nuk ka rrugë tjetër përveç qëndresës dhe vendosmërisë, që janë zgjedhjet e lira dhe të ndershme vetëm me një qeveri teknike. Ka vetëm një rrugë sesi kjo qeveri të përfundojë dhe është qeveria teknike. Shqipëria nuk do të bëhet njësh me krimin dhe drogën. Jemi këtu për ta bërë Shqipërinë si gjithë Europa përmes zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.
Ne kemi një popull të tërë që nuk kthehet mbrapsht. Shqiptarët e kanë vendosur të marrin fatin e tyre në dorë.  Me qëndresë totale, me besim tek drejtësia dhe tek Zoti, do t’ia dalim. Shqiptarët do marrin fatin e tyre me zgjedhje të lira dhe të ndershme”, u shpreh midis të tjerave Basha.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY