Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Adriatik Llalla “merr vetë në dorë” dosjen e shpërthimit të farmacia e babait të Saimir Tahirit

21/05/2016
Adriatik Llalla “merr vetë në dorë” dosjen e shpërthimit të farmacia e babait të Saimir Tahirit
Share on FacebookShare on Whatsapp

Kryeprokurori Adriatik Llalla tërheq dosjen e shpërthimit me tritol të farmacisë së babait të ministrit të brendshëm, në Prokurori të Përgjithshme për studim.
ABC News ka mësuar se pas vendimit të pushimit të akuzave nga Prokuroria për Krime të Rënda ndaj Vladimir Gjutës dhe të afërmve të tij, kryeprokurori ka kërkuar dosjen e plotë. Mësohet se provat dhe materialet që ndodheshin në dosje, i janë dorëzuar një prokurori të këtij institucioni për analizë. Burime thonë, se kryeprokurori ka kërkuar të studiohet dosja me imtësi dhe të vlerësohet nëse vendimmarrja e prokurorisë për krime të rënda për pushimin e akuzave ka qenë e drejtë. Sipas akuzës, thuhet se të gjitha provat që ndodhen në dosje, do të rishikohen dhe rivlerësohen për të parë nëse pushimi i akuzave dhe lirimi i Vladimir Gjutës ka qenë i ligjshëm dhe i drejtë, pasi mungonin provat.
Ligjërisht, nëse kryeprokurori Llalla vlerëson se ekzistojnë prova dhe dyshime të arsyeshme për autorët e vendosjes së kësaj sasie tritoli, ka të drejtë të prish vendimin e pushimit të prokurorisë për krime të rënda. Dhe të urdhëroi dërgimin e dosjes në gjyq ose i cakton disa detyra të tjera për të kryer veprime të tjera hetimore. Por kjo do të ndodh, vetëm pasi prokurori që ka marr dosjen në studim do t’i vlerësoi provat ndryshe nga interpretimet që kanë dhënë prokurorët e krimeve të rënda. Këta të fundit në mesin e muajt prill vendosen të pushojnë akuzat ndaj Vladimir Gjutës dhe të afërmve të tij, duke arkivuar kështu edhe dosjen e shpërthimit të tritolit në farmacinë e babait të ministrit të brendshëm si pa autor.
Sipas akuzës, edhe pas 14 muajve hetim, policia dhe prokruoria nuk arritën të provojnë se Vladimir Gjuta dhe të afërmit e tij, janë autorët e eksplozivit në farmaci e babit të ministrit të brendshëm. Edhe pse në momentin e arrestimit, të dy këta institucione njoftuan median se kanë gjetur prova që implikojnë ata si autor të këtij shpërthimi. Në vendimin e pushimit,  thuhet se gjatë 14 muajve hetim, janë kryer disa ekspertiza të specializuara, në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë, në përfundim të të cilave nuk u provua shkencërisht dhe nuk u siguruan fakte që të provonin përtej dyshimeve se të arrestuarit ishin organizatorë dhe ekzekutorë të akteve të mësipërme. Gjithashtu prokuroria, sqaroi në vendim se nuk u arrit të gjendet edhe motive, se përse këta shtetas mund të kryenin krimet, për të cilat dyshoheshin ndaj familjes Tahiri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Tedi Papavrami dekorohet me Yllin e Oficerit të Urdhrit Suprem të Shqiponjës

Tedi Papavrami dekorohet me Yllin e Oficerit të Urdhrit Suprem të Shqiponjës

11/05/2026
GJKKO nuk konsideron 50 mijë euro nga Meta, e lë në arrest

GJKKO nuk konsideron 50 mijë euro nga Meta, e lë në arrest

11/05/2026
Rama rrëfen debatin për IBAR në Këshillin Evropian: Presion mbi piketat përmbyllëse

Rama rrëfen debatin për IBAR në Këshillin Evropian: Presion mbi piketat përmbyllëse

11/05/2026
Berisha publikon lajmet e medieve të huaja për protestën e 8 majit: Shqiptarët nuk pajtohen me vjedhjet

Berisha publikon lajmet e medieve të huaja për protestën e 8 majit: Shqiptarët nuk pajtohen me vjedhjet

11/05/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Tedi Papavrami dekorohet me Yllin e Oficerit të Urdhrit Suprem të Shqiponjës

Tedi Papavrami dekorohet me Yllin e Oficerit të Urdhrit Suprem të Shqiponjës

11/05/2026
GJKKO nuk konsideron 50 mijë euro nga Meta, e lë në arrest

GJKKO nuk konsideron 50 mijë euro nga Meta, e lë në arrest

11/05/2026
Rama rrëfen debatin për IBAR në Këshillin Evropian: Presion mbi piketat përmbyllëse

Rama rrëfen debatin për IBAR në Këshillin Evropian: Presion mbi piketat përmbyllëse

11/05/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.