Mungojnë ilaçet për të sëmurët me HIV-AIDS. Të prekurit: Cënohet e gjithë...

Mungojnë ilaçet për të sëmurët me HIV-AIDS. Të prekurit: Cënohet e gjithë terapia

83
0
Shares

Prej disa javësh pacientët e prekur nga HIV-AIDS, nuk po marrin të plotë terapinë me antiretroviral. Shkak është bërë mungesa e disa prej medikamenteve të skemës. Në një intervistë për Televizionin Klan përfaqësuesja e shoqatës së personave që jetojnë me HIV, Olimbi Hoxha tha se dy prej medikamenteve kanë ardhur, por ende ka mungesa, të cilat cënojnë terapinë.
Në një kohë që organizata botërore e shëndetësisë rekomandon futjen në skeme të çdo personi sapo konstatohet me HIV, në Shqipëri terapinë e përfitojnë vetëm ata që janë në stadin AIDS. Në Shqipëri janë mbi 800 perosona të prekur nga HIV/AIDS. Vetëm në 2015 janë identifikuar 45 raste të reja.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY