Një mësuese gjeografie e martuar që kishte bërë seks me një nxënës 16 vjeçar gjatë tradhtisë 6 mujore me të, ulëriti sot në sallën e gjyqit kur mori dënimin me 12 muaj burg.
Lauren Cox, 27 vjeçe, nga Oxted in Surrey në Britani, i nisi takimet e paligjshme pasi e ngacmonte djalin teksa e shoqëronte atë me makinë për në shtëpi.
Historia vijoi dhe çifti kryen seks oral dhe seks të plotë në makinë, si në shtëpinë e saj martesore ashtu edhe në shtëpinë e djalit.
Ajo i dërgoi atij gjithashtu fotografi me lakuriqësi si dhe video të saj nudo ku kryente akte seksuale.
Cox ulëriti kur mori dënimin nga Gjyakata e Croydon, pasi u shpall fajtore për pesë akuza marrëdhënieje seksuale me një të mitur të moshës nga 13 deri në 17 vjeç.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/