DIALOGU/Analisti afër Ramës tregoi deklaratën e Gabriel tri ditë më parë. Nga...

DIALOGU/Analisti afër Ramës tregoi deklaratën e Gabriel tri ditë më parë. Nga e dinte?

61
0
Shares

Analisti nga Prishtina , Baton Haxhiu që njihet si mik i ngushtë dhe konsulent i kryeministrit Rama lajmëroi deklaratën e ministrit të jashtëm gjerman Gabriel, tri ditë më parë, ashtu si ai e tha të dielën në Tiranë.

Haxhiu i ftuar në emision Opinion, të enjten e javës së kaluar, lexoi një sms në telefon dhe tha:

Batoni: Vjen këtu dhe të thotë as mos mendoni që mund të ndalosh apo të ndaloni që zgjedhjet të mos mbahen në kohën e caktuar. Ato zgjedhje do të mbahen edhe pa opozitën dhe do të njihen si herët e tjera.

Fevziu: Kush e thotë këtë?

Batoni: Kjo do jetë deklarata e ministrit të jashtëm gjerman të hënën.

Fevziu: ti tani po bën si mimnistri i jashtëm i Gjermanisë

Batoni: Jo jo unë e pyeta, e kam të sigurt. Nëse lideri i PD merr përgjegjësinë që nëse s’merr pjesë në zgjedhje përjashtohet nga partitë e djathta?

Ministri i Jashtëm gjerman, Sigmar Gabriel deklaroi që opozita duhet t’i japë fund bojkotit dhe të kthehet në parlament. Madje u kujdes të shtonte se ky ishte edhe mesazhi i Merkel dhe jo mendim i tij personal.

Haxhiu nuk tha se nga i vinte mesazhi por siguria me te cilen foli do të thotë se ai është postuar nga Rama ose nga dikush shumë afër tij. Kjo lind dyshime nëse deklaratat e Gabriel kanë qenë të fabrikuara apo të negociuara më parë në Tiranë dhe më pas janë përsëritur prej tij. Socilaisti Gabriel është akuzuart në Gjermani si person me fare pak lidhje me diplomacine .Droni.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY