Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur dje në një fshat të Gramshit. Ngjarja konfirmohet nga burimet zyrtare të drejtorisë Vendore të Policisë së Elbasanit.
Sipas këtyre burimeve, mësohet se specialistët për Krimet e Rënda, në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, bënë arrestimin në flagrancë Dritan Frangu, 43 vjeç, banues në fshatin Hostenth, Gramsh.
Ky person, u arrestua gjatë ditës së djeshme, pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka tentuar të vrasë, duke e goditur me mjet të mprehtë (thikë), shtetasin I. B., 59 vjeç, banues në fshatin Hostenth, Gramsh.
Pas njoftimit mbërritën efektivët e policisë, të cilët të plagosurin I. B., e dërguan në spitalin e Gramshit dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Mjeti i mprehtë (thikë), u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Vrasja me dashje, mbetur në tentativë” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta” parashikuar nga nenet 76, 22 dhe 279 të Kodit Penal.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/