Ministri i jashtëm gjerman është i njohur për deklarata që shkaktojnë keqkuptime po aq edhe të pasakta dhe të pagjetura. Pak vite më parë ndërsa po vizitonte Palestinen dhe Izraelin shkroi ne faqene tij en facebook se regjimi i Izraelit eshte nje regjim aparteid.
Kjo shkaktoi nje reagim te gjerë në politikën europiane dhe izraelite si dhe reagime të ashpra në faqen e tij online.
Philip Missfelder, nje deputet ne Bundestag dhe zedhenes i politikes se jashtme per CDU shkruante: “Fakti se nje politikan gjerman perdor termin “apartheid” ne lidhje me shoqerine Izraelite eshte i turpshem. Kjo eshte jashte logjike dhe zbulon injorancen e Z. Gabriel ne ceshtjet e politikes se jashtme, vecanerisht kur vjen fjala ne ceshtje kaq komplekse si konflikti ne Lindjen e Mesme” .
Gabriel në atë periudhë shihej si kandidat për kancelar i Gjermanisë. Pas presioneve ai hoqi dorë nga deklarata duke thënë se nuk ishte përcaktim i gjetur por ndërkohë tha s emendonte se situata në Hebron ishte e ngjashme.
Grupe të ndryshme politike dhe izraelite i kërkuan Gabriel të kërkonte falje ndaj gjermanëve, afrikanojugorëve dhe izraelit për atë deklaratë. Sipas tyre deklarata ishte një me përcaktimin evropian për antisemitizmin.
Bashkëpunëtorët e Gabriel u justifikuan me faktin se ai nuk kishte dijeni për politikën e jashtme dhe se në Gjermani është marrë kryesisht me cështjet e punësimit dhe me axhenda të brendshme.Droni.al
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/