Pse kumbullat jeshile të ndihmojnë të biesh nga pesha?

Pse kumbullat jeshile të ndihmojnë të biesh nga pesha?

1257
0
Shares

Kumbullat jeshile, fruti më i përhapur në Shqipëri nga periudha maj – korrik, janë pothuaj në ҫdo tryezë familjare nga fëmijët dhe të rriturit. Nutricionistët i këshillojnë jo vetëm për vlerat e larta ushqimore, por edhe për të gjithë njerëzit që kanë probleme me gjakun apo ata që duan të bien nga pesha. 

Kumbullat jeshile janë një frut me origjinë turke, që njihet si Janerik (kumbulla e shpirtit), dhe janë fruta të rekomanduara sidomos për njerëzit në dietë, sepse kanë pak kalori (46 kalori në 100 g kumbulla) dhe nuk kanë yndyrë. Po ashtu, janë të pasura me vitamina dhe minerale.

Dietologët këshillojnë t’i hani kumbullat në ҫdo kohë, por sidomos pas një vakti të rëndë, si dreka, sepse janë të shumë të mira për aparatin tretës.

Vitamina A dhe beta karotene që gjenden me shumicë në kumbullat jeshile ndihmonë për shikimin, por edhe për lëkurën e pastër.

Ky lloj fruti është i pasur edhe me vitaminën B dhe B-6, të cilat ndihmojnë metabolizmin me karbohidrate dhe proteina. Edhe vitamina K është e pranishme tek kumbullat jeshile. Siҫ ndihet, ndihmon qarkullimin e gjakut dhe lufton alzheimerin.

Kumbullat jeshile luftojnë edhe aneminë, janë freskuese shumë të mira dhe pastrojnë mëlҫinë, ndihmojnë tretjen dhe luftojnë sëmundjet e zorrëve.

Kanë një sërë lëndësh ushqyese dhe përmbajnë 8-20 për qind sheqer natyral, acide dhe pektinë, përmbajnë kalcium, magnez, kalium dhe hekur.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY