Kontrolli i Lartë i Shtetit i ka kërkuar kryeministrit Edi Rama, shkarkimin nga detyra të drejtoreshës së Qendrës Spitalore Nënë Tereza, znj. Ogerta Manastirlliu.
Ky propozim erdhi pas një kontrolli që zbuloi se drejtoresha Manastirlliu kishte shpenzuar rreth 795 mijë dollarë duke lidhur dy kontrata mirëmbajtje me kompani private shqiptare për disa aparatura mjekësore që ishin sjellë në Shqipëri në përdorim nga kompania ‘Siemens’.
Por audituesit kanë zbuluar se sipas kontratës fillestare të QSUT-së me ‘Siemens’, i takonte vetë QSUT-së të realizonte mirëmbajtjen.
Dokumentet kanë zbuluar se drejtoresha Manastirlliu i ka dhënë dritë jeshile, hapjes së një tenderi për mirëmbajtjen, duke nënkontraktuar dy kompani shqiptare në vlerën e 795 mijë dollarëve. Ndërsa dëmi neto i konstatuar nga KLSH-ja është në vlerën e 590 mijë dollarëve.
Raporti i KLSH-së ndër të tjera ka zbuluar se dhe sistemi elektronik i përdorur në QSUT, për regjistrimin e kartelave ka mangësi të shumta duke krijuar hapësira për abuzime dhe favorizime, sidomos të listës së ilaçeve të regjistruara për përdorim.
Një tjetër aspekt i rëndësishëm i raportit thekson se për vite me radhë QSUT-ja nuk ka mbajtur regjistra për trajtimin e hermodializës dhe të dhënat janë kontradiktore. Mbi këto të dhëna, qeveria vendosi më pas ta jepte me koncension këtë shërbim.
/ HashtagAL
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/