Një ngjarje e tmerrshme ka ndodhur në një kopsht zoologjik në Kili, ku një burrë i zhveshur është futur në kafazin ku ndodheshin luanët.
Autoritetet në Santiago bënë me dije se janë detyruar që të qëllojnë luanët duke i vrarë, për të shpëtuar 20-vjeçarin. I riu, i cili është identifikuar nga mediat lokale si Franco Luis Ferrada Roman, është dërguar në spitalin më të afërt, por thuhet se ndodhet në gjende të rëndë.
Sipas dëshmitarëve, ai ka hequr rrobat dhe është hedhur në mes të luanëve, duke tmerruar vizitorët, të cilët panë skenën se si luanët nisën ta shqyenin 20-vjeçarin.
Sapo ai hyri, luanët iu vërsulën dhe nisën të “luajnë” me të. Pas kësaj, kujdestarët e kopshtit zoologjik, ndërhynë menjëherë duke qëlluar luanin për t’i shpëtuar jetën djalit.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/