Drejtoria e Burgjeve: Ja pse e liruam shtetasin kosovar

Drejtoria e Burgjeve: Ja pse e liruam shtetasin kosovar

78
0
Shares

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka reaguar në lidhje me lajmin e publikuar ditën e sotme nga të gjitha mediat ku një shtetas Kosovar që ka qënë i të dënuar me 6 vjet dhe 8 muaj burg është liruar nga burgu dhe sic u pretenduar pa vendim gjyakte. Por përmes një reagimi për mediat, drejtoria e Burgjeve thotë se në dosjen e Zukajt nuk ka pasur asnjë vendim me masë sigurie për ekstradimin e tij në Kosovë pasi të kishte përfunduar dënimin në Shqipëri, në burgun e ShënKollit.

“Shtetasi Zukaj ishte ekstraduar nga Belgjika për llogari të drejtësisë shqiptare në vitin 2012, pasi më parë ai ishte dënuar në mungesë në vitin 1999 për veprat 76/2 dhe 278/4 të parashikuara nga Kodi Penal. Më pas, në vitin 2014 kur ka bërë kërkesë për rivendosje në afat, ai është dënuar me 6 vjet e 8 muaj burgim me anë të vendimit nr. 155”, thuhet në deklaratë. Sipas Drejtorisë së Burgjeve, shtetasi ka përfituar ulje dënimi me vendime gjykate dhe nga amnistia: “Lirimi i tij është bërë me plotësim kohe në nëntor 2015, pasi nuk ka patur një masë sigurimi tjetër ndaj tij, duke vepruar kështu plotësisht në përputhje me vendimin ekzistues të gjykatës”, thuhet më tej në reagimin e Drejtorisë së Burgjeve.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY