EMRI & DETAJE/ Luftë në Vlorë, pritë te dera e shtëpisë –...

EMRI & DETAJE/ Luftë në Vlorë, pritë te dera e shtëpisë – plagoset 39-vjeçari

66
0
Shares

Një atentat ndodhi në orët e vona të mbrëmjes së sotme në qytetin e Vlorës. Një shtetas i quajtur Armando Sulejmani, 39-vjeç, i cili ka mbetur i plagosur.
Ngjarja ka ndodhur pak momente më parë në lagjen “Pavarësia” të qytetit, ku persona ende të paidentifikuar kanë qëlluar me pistoletë silensiator ndaj Sulejmanit.
Mësohet se kanë qenë dy persona me armë dhe me maska që e kanë pritur Sulejmanin në hyrje të pallatit ku ai banonte në lagjen “Pavarësia”.
Në momentin që i riu po dilte nga banesa për të dalë, ata kanë qëlluar mbi 39-vjeçarin duke e plagosur, jo duke e vrarë. Në këtë moment, ai është munduar të fshihet në pallat dhe është ngjitur në katin e tretë të tij.
Dyshohet se edhe i plagosuri ka qenë i armatosur dhe ka qëlluar mbi atentatorët të cilët janë larguar në drejtim të paditur.

 
Sqarimi i policisë

Rreth orës 21:49, në Spotalin Rajonal të Vlorës ka shkuar një person i cili dyshohet se ështe plagosur me armë zjarri.
Gjatë veprimeve paraprake ka rezultuar se ngjarja ka ndodhur në lagjen “Pavarësia” Vlorë, në hyrje të pallatit ku jeton, dyshohet se është plagosur me armë zjarri shtetasi: A. S. 39 vjeç, banues në Vlorë.
Policia ka shoqëruar disa persona me të cilët po punohet për zbardhjen e ngjarjes. Kryhen veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY