“Gjoba” mujore biznesmenit kinez, 9.5 vjet burg për 3 zyrtarë të Mjedisit

“Gjoba” mujore biznesmenit kinez, 9.5 vjet burg për 3 zyrtarë të Mjedisit

65
0
Shares

Gjykata e Shkallës së Parë e Rrethit të Durrësit ka dënuar me 4 vjet burgim ish-Kryeinspektorin Rajonal të Mjedisit Durrës, Genci Balla, i akuzuar nga Prokuroria për “korrupsion pasiv…”. Gjykata ka dënuar edhe ish-inspektorin rajonal, Eduart Bejko me 4 vjet burg, si edhe 1 vit e 6 muaj burgim për një juriste private, Doriana Nikolla, e cila shërbente si ndërmjetëse për veprimet korruptive të zyrtarëve me subjektet tregtare.
Procesi gjyqësor ndaj tyre është zhvilluar me procedurë të shkurtuar dhe të pandehurit fitojnë uljen me 1/3 e dënimit.
Ky proces gjyqësor ka nisur në vitin 2014, kur dy zyrtarët u arrestuan pasi i kërkonin në formë “gjobe” mujore në shumën 100.000 lekë një shtetasi kinez, i cili kishte një aktivitet në riciklimin e mbetjeve plastike në zonën e Durrësit.
Fillimisht, gjykata e rrethit gjyqësor Durrës i shpalli të pafajshëm të pandehurit. Prokuroria e Durrësit e ankimoi vendimin dhe Gjykata e Apelit Durrës e ktheu për rishqyrtim çështjen në shkallë të parë, me një tjetër trup gjykues.
Në përfundim të procesit të rifilluar, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës vendosi t’i shpallë fajtorë, duke dhënë edhe dënimet përkatëse për tre të pandehurit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY