60 DITË PROTESTË/Basha një ditë pas takimit me ministrat perëndimorë: Vetëm qeveri...

60 DITË PROTESTË/Basha një ditë pas takimit me ministrat perëndimorë: Vetëm qeveri teknike dhe zgjedhje të lira

49
0
Shares

Kreu i opozitës Lulzim Basha këmbënguli sërish sot për një qeveri teknike dhe zgjedhje të drejta dhe të lira pa paratë e drogës.

“Gjendja e vendit është kritike. Jemi këtu tash 60 ditë duke kërkuar dhe ofruar zgjidhje. Kjo zgjidhje nuk është për Bashën, as për PD as, për koalicionin opozita. Ajo është zgjidhje për qytetarët shqiptarë, është republika e re, shpresa për të gjithë se e nesërmja do të jetë ndryshe nga e sotmja. Asgjë nuk do të jetë më si më parë. Që të jetë e tillë duhet që pushteti tu kthehet qytetarëve. Pluralizmi ka sjellë shumë të mira por nuk ka cuar pushtetin tek qytetarët.

Komploti i politikës kundër qytetarëve do të marrë fund nga ky shesh, me zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe me projektin e republikës së re. Rruga nuk do të jetë e thjeshtë, por rrugë tjetër nuk ka. Mënyrë tjetër për të marrë në dorë fatin tuaj si qytetarë nuk ka”, deklaroi Basha.

Në vijim Basha tha se unë nuk jam ankuar për faturën time të energjisë që e ke publikuar pa leje, por për të gjithë ata qytetarë shqiptarë që pagujanë tani më shumë.

“Bylmezi bashkë me një qymez kanë nxjerrë faturën e energjisë time. Merret fatura ime personale po ky është shtetit i leshit, se ky është informacion privat. Duhej të merrej leje tek unë. Po unë nuk jam këtu për faturën time. Se për ata që harxhojnë shumë i ke ulur cmimet. Por 75% e shqiptarëve paguajnë më shumë. Dikush tjetër përfiton nga këto para. Ku shkojnë këto para të faturave. Kemi një ndërtesë të re të CEZ me 600 milionë euro. Tenderin e fitoi ai që ndërtoi sarajet e Surrelit. E fitoi ai që kishte ofertën më të lartë më shumë se 2 milionë euro në krahasim me të tjerët. Ky është shteti i leshit, shteti i akrilikut”, shpjegoi kreu i opozitës.

“Cfarëdo recitimesh të bësh nga goja e Taulantit, këtu do të ketë vetëm qeveri teknike dhe zgjedhje të lira”, deklaroi Basha.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY