Mazhoranca dhe opozita nuk kanë ndryshuar qëndrimet e tyre lidhur me Vetingun.
Shumica ka refuzuar në Komisionin e Posaçëm propozimin e Partisë Demokratike për shkrirjen e Këshillit të Emërimeve, në funksion të thjeshtimit të sistemit të drejtësisë.
Deputeti demokrat, Oerd Bylykbashi, tha se diskutimi nen për nen i kapitullit për drejtësinë përfundoi dhe tashmë priten negociata për zgjidhje të përbashkët si në aspektin politik ashtu dhe në atë teknik.
Sakaq kreu i Komisionit, Fatmir Xhafa, tha se edhe negociatat për çështjet politike duhet të zhvillohen në Komisionin e Posaçëm për reformën në drejtësi.
“Diskutuam për Vetingun, në të njëjtën linjë si më parë, u diskutua nen për nen. Ne pozicionuam përsëri qëndrimet tona, mbeten çështje që janë të karakteri të sistemit. Zgjidhja që ne propozojmë në kuadër të këtij diskutimi gjatë gjithë kësaj kohe, përfshirë dhe çfarë thotë Komisioni i Venecias dhe ekspertët ndërkombëtrare është një zgjidhje e cila një pjesë të funksioneve ja transferon institucioneve ekzistuese të sistemit të drejtësisë, pra procesin e Vetingut do ta bëjë një mekanizëm ndërkombëtar për sa i përket majave të sistemit, Këshillit të Lartë Gjyqësor, Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Gjykatës Kushtetuese, Inspektoriatit të Lartë të Drejtësisë dhe më pas do të jenë këto që do të bëjnë të gjithë pjesën tjetër pasi janë pastruar dhe është siguruar integriteti dhe pastaj bëjmë të gjithë pjesën e Vetingut.
Ky është këndvështrimi ynë për një sistem të thjeshtë dhe efikas që nuk është korporatist, i cili është i qëndrueshëm në kohë dhe nuk është aspak një shpikje që nuk gjendet askund, por është një model europian. Ne i bëmë propozimet tona, pala tjetër qëndron në atë që është një sistem kapje deri më sot. Me punën tonë ne kontribuojmë që ky sistem kapje të çmontohet. Këtu u mbyll si fazë diskutimesh nen për nen, tani i mbetet hapësirës për të negociuar një zgjidhje të përbashkët qoftë në aspektin politik, qoftë dhe në atë teknik sa i përket nevojës për në tekst kushtetues që është vërtet për tu përqëndruar të gjithë ne.
Si çdo proces ka vështirësitë e tij si në aspektin teknik ashtu dhe politik, me rëndësi është angazhimi. Nëse mazhoranca ngul këmbë në qëndrime që çojnë drejt këtij sistemi kapje, sigurisht vështirësohet. Ne jemi shumë të hapur që të gjejmë një zgjidhje që do tu shërbejë shqiptarëve për një periudhë afatgjatë”, eshte shprehur Bylykbashi.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/