VLORË/Gjysëm toni kanabis tek “Shën Jani” në Karaburun

VLORË/Gjysëm toni kanabis tek “Shën Jani” në Karaburun

128
0
Shares

Ne foto, droga e kapur ne Karaburun

Policia Kufitare e Vlorë ka goditur një tjetër rast trafikimi të lëndëve narkotike, e mbetur në tentativë.

Gjatë aksionit u sekuestruan 368 kilogramë lëndë narkotike e dyshuar e llojit Cannabis Sattiva në Gjirin e Karaburunit.

Të dielën, në bazë të një informacioni paraprak të marrë, se në Gjirin e Karaburunit dyshohet se ndodheshin disa pako me lëndë narkotike, menjëherë u organizua puna dhe pas verifikimit të informacionit, shërbimet konstatuan 2 pako me lëndë narkotike e dyshuar e llojit Cannabis Sattiva në bregdetit e zonës së quajtur “Shën Jani”.

Në bashkëpunim me DVP Vlorë, Delta Force dhe Gdf, filloi krehja e zonës ujore dhe tokësore dhe pas këtyre kërkimeve rreth 700 m larg nga bregu i detit, në ujë u gjetën edhe 22 pako të tjera të madhësive të ndryshme ku brenda përmbanin lëndë narkotike e dyshuar si Cannabis Sattiva.

Në total, 24 pako me peshë prej 368 kilogramë lëndë narkotike e dyshuar e llojit Cannabis Sattiva e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale nga DVP Vlorë.

Vazhdojnë hetimet për kapjen e autorëve përgjegjës në lidhje me këtë ngjarje.Droni.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY