Misioni Interforce i policisë italian në Shqipëri ende nuk pranon t’ia dorëzojë pajisjen e përgjimit prokurorisë shqiptare.
Ky refuzim, përveçse shton dyshimet për përgjime të mundshme të jashtë ligjshme në Shqipëri, ende lë pa përgjigje dyshimet se kush dhe për llogari të kujt, i ka bërë përgjimet.
Një përgjigje e tillë, sipas burimeve të organit shqiptar ët akuzës, pritej të merrej pas verifikimit të të dhënave që janë regjistruar në memorien e aparaturës IMSI Catcher, të prodhuar nga një agjenci e specializuar italiane.
Tashmë është e konfirmuar, se kjo pajisje ka hyrë në Shqipëri, e pa regjistruar në doganë.
Ndërkohë, mister mbetet edhe vendi se ku gjendet tashmë kjo aparaturë.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/