Deputeti i LSI: Nuk hyjmë në zgjedhje pa opozitën, Rama arrogant

Deputeti i LSI: Nuk hyjmë në zgjedhje pa opozitën, Rama arrogant

60
0
Shares

Deputeti i LSI-së në qytetin e Vlorës, Flamur Çelaj deklaroi sot në një televizion lokal se LSI e ka të qartë vendimin e saj, nuk futet në zgjedhje pa opozitën.

Ai foli sot në emisionin “Jero’clock” , duke deklaruar se LSI është pjesë vendimtare e qeverisë.

“Unë po artikuloj qëndrimin tonë politik. Midis demokracisë dhe autoritarizmit ne zgjedhim demokracinë. Midis të djathtës dhe të majtës natyrisht ne zgjedhim të majtën. Pas mbledhjes së kryesisë vendimi është shumë i thjeshtë: Ne në zgjedhje pa opozitën nuk hyjmë. Nëse opozita dhe lidershipi i PS ulen në tavolinë dhe sheshojnë problematikat mes tyre, si hap i parë dhe garantohet hyrje në zgjedhje të lira të ndershme dhe të gjithëpranuara, atëherë edhe elektorati i LSI nuk ka problem të bëjë një koalicion të majtë. Jemi kollona po mbajmë qeverinë shqiptare dhe shtetin shqiptar, stabilitetin e vendit”, tha Celaj.

Deputeti i LSI e quajti situatën dramatike, qe mund të precipitojë nga momenti në moment.

“Kemi një situatë jo të mirë, madje dramatike që mund të precipitojë dhe përgjegjës për këtë janë lidershipi i dy ekstremeve politike, i krahut të djathtë që lëshon ultimatume nga çadra dhe nuk pranon negociata nëse nuk ka qeveri teknike, por edhe lidershipi i majtë, i cili përgjithësisht në gjithë këto vite ka pasur një arrogancë në mënyrës se si është sjellë dhe ka vepruar. E kemi provuar edhe këtu në Vlorë, si tek rasti i pallatit që u rrëzua me 3 eksploziv për të treguar një lloj force, totalisht të panevojshme. Kjo situatë, po t’i bashkosh edhe fatin që Presidenti i Republikës mbaron mandatin, pra republika do jetë në ajër pa institucione, në këtë rast, lidershipi i LSI-së ka luajtur rolin më të mirë të mundshëm duke kërkuar uljen e toneve se politika është arti i të marrit vesh. Ka kërkuar uljen në tavolinë të palëve”,- tha Çela ndër të tjera.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY