Sipas një statistike për vitin 2015 të nxjerrë nga “The Independent” për vendet në botë nga kanë shkuar më së shumti të luftojnë përkrah grupit terrorist ISIS, Kosova radhitet e pesta në listë.
“The Independent” ka nxjerrë statistikë për pjesëtarët e huaj që luftojnë krahë ISIS-it, duke radhitur kështu Kosovën në vendin e pestë për vitin 2015 me 83 luftëtarë, shkruan Gazeta Express.
Në vendin e parë është radhitet Jordani me 315 persona që shkuan të luftonin krahë ISIS-it në Siri dhe Irak.
Në vendin e dytë vjen Tunizia, Arabia Saudite, ndërsa e treta është Bosnja dhe Hercegovina me 92 luftëtarë që u larguan nga vendi për të luftuar me ISIS-in.
As Shqipëria nuk mungon nga kjo listë, duke u radhitur kështu e 7-ta ne renditje.
Vendet me më së paku persona që shkuan të luftonin krahë grupit terrorist janë Kuvajti dhe Franca me 18 persona gjatë vitit 2015.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/