Pukë, lidhin rojën, i vendosin tritol HEC-it të Gjegjanit

Pukë, lidhin rojën, i vendosin tritol HEC-it të Gjegjanit

103
0
Shares

Foto Ilustruese

Një shpërthim tritoli ka ndodhur pak pas mesnatës së sotme në HEC e Gjegjanit në Pukë. Shpërthimi ka qenë një sasi e konsiderueshme tritoli, i cili ka shkaktuar dëme të konsiderueshme në të tri godinat e  këtij HEC-i, i cili ishte dhënë me koncesion për një afat 30-vjeçar.
Nga hetimet paraprake mësohet se kanë qenë dy persona të maskuar, të cilët pasi kanë kapur e lidhur rojën, e kanë zhvendosur atë qindra metra larg HEC-it. Pas këtij momenti kanë vendosur dhe kanë shpërthyer tritolin.
Mësohet se nga shpërthimi, përveç dëmeve të konsiderueshme materiale, që llogariten në milioan euro, nuk ka dëme në njerëz.
Për sa i përket motiveve të këtij shpërthimi, dyshimet e para bëjnë fjalë për një konflikt të banorëve të zonës me pronarët e HEC-it. Banorët ankoheshin se uji i përdorur nga HEC-i, nuk ju jepte mundësi atyre që të vadisnin tokat e tyre.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY