Specialistët e Sektorit për Krimet e Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës në bashkëpunim me Prokurorinë e Gjykatës së Shkallës së Parë , pas një hetimi intensiv 2-mujor, me metoda speciale të hetimit, kanë bërë të mundur zbardhjen dhe dokumentimin e ngjarjes së datës 18. 03. 2016, duke ndaluar autorët e dyshuar, Arban Djaloshi, F. Djaloshi dhe Bardhe Djaloshi, banuese në fshatin Shkallë, Manëz.
Ndalimi i tyre u bë pasi në zbatim të Urdhrit të Ndalimit të datës 24. 05. 2016, të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, urdhërohet ndalimi i shtetasve të mësipërm për veprën penale të “Vrasjes për shkak të marrëdhënieve familjare”në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 79/c dhe 25 të Kodit Penal, pasi dyshohen se janë autorë të vrasjes së shtetasit Mirosh Djaloshi.
Autorët e dyshuar janë përkatësisht dy djemtë dhe bashkëshortja e viktimës.
Motivi i vrasjes është për konfikte familjare dhe policia nuk jep më shumë detaje për shkak të sekretit hetimor.
Më datë 18. 03. 2016, në orët e para të mëngjesit, në fshatin Shkallë, Manëz, në oborrin e banesës së tij, është gjetur i vdekur nga familjarët, i goditur me sende të forta në kokë, Mirosh Djaloshi 54 vjeç.
Të prangosurit
•
Arban Djaloshi 26 vjeç, banues në fshatin Shkallë, Manëz, i dënuar më parë për vjedhje;
•
F. Djaloshi 16 vjeç, banues në fshatin Shkallë, Manëz, vëllai i Arban Djaloshit;
•
Bardhe Djaloshi 46 vjeçe, banuese në fshatin Shkallë, Manëz.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/