FOTO/ 10 kështjellat sekrete në Europë – ajo e Krujës është e...

FOTO/ 10 kështjellat sekrete në Europë – ajo e Krujës është e dyta

101
0
Shares
Luftëra, rrethime, mbrojtje, karantina, fantazma, histori njerëzore dhe dashurie – kështjellat i kanë të gjitha!
 
Atëherë, nëse do të vizitonit Europën, cilën prej 10 kështjellave të fshehta do të donit të shihnit? Ja cilat janë më të mirat, sipas “Skyscanner”.

Dracula's Bran Castle viewed from left

1.Kështjella Bran, Rumani

Me vendndodhje pranë Branit në Rumani, në EUropën juglindore, kjo kështjellë madhështore ngrihet në kufirin mes Vllahisë dhe Transilvanisë. Ishte e famshme për personalitetin, kontin Vlad Drakul, që frymëzoi personazhin e Bram Stokerit, Drakula. Ndonëse konti Drakul kish lindur në Sigishoarë (Transilvani), dhe nuk ka prova historike që të ketë jetuar këtu, kjo kështjellë lidh historinë e vampirëve me emrin e tij. Bastioni i kësaj kështjelle është një mrekulli arkitekturore, pasi shkallarja e gurtë e fshehur prapa trarëve në formë rrjete merimange, të jep një efekt drite shumë të bukur, kur drita e diellit depërton mes trarëve. Kështjella Bran është një prej destinacioneve turistike më të mëdha në Rumani, pasi legjendat me vampirë tërheqin adhurues të librave dhe historianë nga e gjithë bota, drejt kësaj kështjelle shumë të bukur. Përtej kësaj, shtëpia ku u lind Konti Drakula është sot një restorant me temë gotike, që shërben kuzhinë tradicionale rumune.

Kruja Castle

2. Kështjella e Krujës, Shqipëri

Me vendndodhje në juglindje të Europës, në qytetin e vogël të Krujës, në lartësinë 557 metra, kjo kështjellë reflekton esencën e guximit me të cilin ajo u ndërtua. Pasi u rezistoi tre rrethimeve të mëdhenj të turqve në shekullin 15, kjo kështjellë nën udhëheqjen historike të Gjergj Kastrioti Skënderbeut i rezistoi pushtimit otoman me një guxim të skajshëm. Skënderbeu është ende një figurë e nderuar në Shqipëri, i njohur për taktikat e tij ushtarake. Në një prej përpjekjeve të pasuksesshme të rrethimit nga turqit, Skënderbeu i ngatërroi turqit duke dërguar një kope dhish me qirinj që digjeshin, të cilët ua kish lidhur tek brirët. Turqit menduan që ishte një sulm. Pas kësaj, Skënderbeu kreu një kundërsulm të fuqishëm dhe i mundi turqit. Vetëm pas vdekjes së tij, otomanët morën kështjellën dhe e kontrolluan deri në vitin 1912. Kështjella e Krujës ka një muze të mirëmbajtur i cili ka dokumentuar bëmat dhe mban sende të Skënderbeut.

san giovvani

3. Kështjella e Kotorit në San Giovanni, Mali i Zi

Me vendndodhje në bregun e Adriatikut në Europën juglindore, Kotori në Mal të Zi është i rrethuar nga Kroacia, Serbia, Shqipëria, dhe Bosnja. Kjo kështjellë e bukur malore e San Giovannit që sheh shkëmbin më jugor të Kotorit, u ndërtua rreth shekullit 9 dhe ka qenë pjesë e regjimeve të ndryshëm si perandoroia bullgare, republika serbe dhe venedikase, otomanët, francezët, britanikët dhe italianët. Në vitin 2006, Mali i Zi shpalli pavarësinë. Qyteti dhe kështjella u kanë rezistuar shumë pushtimeve dhe mbishkrimi tek porta flet shumë: “Atë që u përket të tjerëve nuk e duam, atë që është e jona nuk do e dorëzojmë kurrë”.

carevets

4. Kështjella e Carevetsit, Bullgari

Në qytetin Veliko Tarnovo të Bullgarisë, ndodhet një mrekulli arkitekturore mesjetare në një lartësi prej 206 metra – Kështjella e Carevetsit. Ishte një prej kështjellave kryesore të Perandorisë Bullgare nga 1185 deri në 1393. Kështjella gjigande ka tre hyrje: hyrjen kryesore në perëndim, hyrjen e dytë e njohur gjithashtu si Porta Asenova në veriperëndim dhe, hyrja e tretë e njohur si Porta Frenkhisarska në jugperëndim. Frenkhisarska ruhej nga kështjella e Balduinit, e cila mori emrin e perandorit të famshëm latin, Balduini i Flandersit. Në pjesën veriore të kështjellës, mbi lumin Jantra ekzistonte një dritare ekzekutimesh, prej ku tradhëtarët hidheshin në lumë. Më vonë, në shekullin 16 këtu u ndërtua një manastir. Pjesa qëndrore e kështjellës përbëhet nga pallati mbretëror, dy hyrje betejash dhe dy kulla betejash. Kompleksi i pallateve përmban Kishën mbretërore, sallën e Fronit dhe dhomat mbretërore. Kështjella tërheq shumë turistë dhe gjatë netëve realizohen shfaqje të mrekullueshme me lazera.

commarque

5. Château de Commarque, France

Me vendndodhje në rajonin e Dordognes në jugperëndim të Francës, kjo kështjellë qëndron mbretërisht mbi një projeksion shkëmbor në luginën e lumit La Beune. Ajo u ndërtua në shekullin 12 me kërkesë të abatit të Sarlatit. Fillimisht kishte një kullë të thjeshtë prej druri, e cila u ngrit për qëllime fetare. Megjithatë, kulla u zëvendësua më vonë nga një kullë guri teksa kështjella u zgjerua më tej për të fortifikuar vendndodhjen e saj. Château De Commarque ka mbijetuar përgjatë kohërave historike të Luftës 100 vjecare dhe luftërave fetare në Francë, një kohë kur katolikët iu kundërvunë protestantëve. Bukuria e paprekur e pjesës që e rrethon, izolimi i kështjellës dhe historia e pasur franceze e këtij vendi është një mrekulli e vërtetë për historianët. Gjithashtu besohet se kështjella është ngritur mbi një shpellë prehistorike.

dunluce

6. Kështjella e Dunluce, Irlandë

Gjendet në Irlandën Veriore dhe kjo kështjellë u ndërtua në skajet e një shkëmbi përgjatë bregdetit të Antrimit verior. Ndonëse tani e rrënuar, kjo kështjellë shërbeu si një prej strukturave më të fortifikuara për më shumë se 1000 vite, sipas ekspertëve të hsitorisë. Për herë të parë ajo përmendet nga familja McQuillan në vitin 1513, të cilët banuan në këtë kështjellë dhe bënë disa ndërtime të tjerë përreth saj. Fillimisht kështjella kishte dy kulla të mëdha, në pjesën lindore. Aktualisht, kështjella është nën kujdesin dhe mbrojtjen e Agjencisë Mjedisore të Irlandës së Veriut.

charleville

7. Kështjella e Charleville, Islandë

Kjo kështjellë me stil gotik ndodhet në Kontenë Offaly në Irlandë. E projektuar nga arkitekti i famshëm, Francis Johnston dhe ndërtuar nga Charles Uilliam Bury, kështjella e Charleville është një bukuri arkitekturore që ka qenë dëshmitare e fitores mbi pushtimin francez të vendit, tre herë. Kështjella u ndërtua mes viteve 1798 dhe 1810 dhe është një dëshmi e aftësive ndërtuese të irlandezëve. Thuhet se toka mbi të cilën u ndërtua kështjella ka qenë një manastir i lashtë, dhe një vend i shenjtë i Druidëve. Dhe ende qarkullojnë zëra për fantazma dhe ndodhi paranormale. Megjithatë, tani kështjella është e hapur për publikun, për ceremoni martesore, xhirime filmash dhe koncerte.

edinburg

8. Kështjella e Edinburgut, Skoci

E ndërtuar mbi një vullkan të shuar në shekullin 9, kjo kështjellë e vjetër u ka rezistuar luftërave të panumërta, revolucioneve dhe konflikteve. Studimet arkeologjike flasin për prova të forta që e lidhin kështjellën me Epokën e Hekurit. Kështjella ka qemerë, një labirint me tunele nëntokësorë, dhe biruca ku mbaheshin të burgosurit e luftës. Labirinti nëntokësor i tuneleve lidhet me 120 dhoma që dhe e gjithë zona njihet si Sheshi i Kurorës. Qemerët ndoshta përdoreshin si karantina gjatë epidemive vdekjeprurëse. Në vitet 1600, Kështjella e Edinburgut shërbeu si një bazë e fortë ushtarake dhe duke patur parasysh historinë e saj me luftëra mes anglezëve dhe skocezëve, kjo kështjellë e ruan ende rëndësinë ushtarake.

Predjamski grad in winter, Slovenia

9. Kështjella Predjama, Slloveni,Predjamski grad in winter, Slovenia

Me vendndodhje në pjesën jugore të Europës Qendrore, Kështjella Predjama e Sllovenisë është një kështjellë e papenetrueshme 700-vjecare, në një shkëmb 123 metra. Kështjella përmban lagje të banuar, një kishë dhe një birucë. Megjithatë, pjesa më intriguese për këtë kështjellë është ndërtimi, pasi e gjithë ndërtesa është ngritur nën një hark të formuar nga shkëmbinj, gjë që është arsyeja përse kështjella është vështirë e arritshme. Kjo mrekulli arkitekturore me stil gotik përmendet për herë të parë në vitin 1724. Personi që e përmend është baroni hajdut legjendar Erazemi i Predjamas. Tani kështjella ruhet si një muze dhe në të gjenden sende të mrekullueshme si armë dhe piktura të një kohe të shkuar.

chillingham

10. Kështjella e Chillinghamit, Angli

E famshme për dëshmitë për shfaqje fantazmash dhe ndodhi paranormale në kohët e fundit, kështjella e Chillinghamit në Northumberland të Anglisë u ndërtua rreth shekullit 12 si manastir. Ajo ishte shtëpia e Mbretit Eduardi I i cili luftoi gjeneralin e famshëm të ushtrisë skoceze, Uilliam Uallace në vitin 1298.

Duke lënë mënjanë rëndësinë historike dhe popullaritetin që ka fituar për shkak të ndodhive paranormale kohët e fundit, kjo kështjellë është e disponueshme për publikun për funksione private dhe martesa. Aktualisht ajo zotërohet prej historianit të famshëm, Sir Humphry Uakefield, i cili është një ekspert mbi arkitekturën historike. /bota.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY