Autoritetet Britanike të cilat ishin duke hetuar një vrasës britanik në lidhje me një vrasje të ndodhur në Spanjë, ka arrestuar një 55-vjeçar, i cili kishte mundësuar gjithashtu futjen ilegalisht të 17 shqiptarëve të tjerë. Vrasësi kishte marrë në jahtin luksoz edhe 17 emigrantët shqiptarë për t’i futur ilegalisht në Britani.
Autoritetet spanjolle kishin lëshuar urdhër ndërkombëtar arresti për vrasësin britanik. Ngjarja ka ndodhur në një nga portet (limanet) luksoze dhe ekskluzive në Chichester në jug të Anglisë, një nga portet e jahteve me një kapacitet deri në 1.000 anije, mjaft e kontrolluar, e cila njihet për luksin dhe klasin e jahteve që ankorohen aty.
Shqiptarët janë ndaluar ndërkohë nga autoritetet britanike të emigracionit dhe po shqyrton kërkesat e atyre.
Një zëdhënës i Ministrisë së Brendshme britanike, “Home Office”, deklaroi se “jemi duke bashkëpunuar ngushtësisht me partnerët tanë për të zbuluar dhe ndaluar çdo përpjekje për të hyrë ilegalisht në Britani, ndërkohë që objektivi ynë janë edhe grupet kriminale që qëndrojnë pas këtyre kalimeve ilegale”.
Edhe ky rast i fundit dëshmon se emigrantët shqiptarë dhe grupet kriminale që organizojnë trafikimin ilegal të emigrantëve përdorin mjetet dhe format më të sofistikuara dhe luksoze për ardhjen në Britani, siç ishte kohë më parë edhe kapja e disa emigrantëve të mbërritur me një avion të vogël privat në një aeroport të vogël në jug të Anglisë.
Edhe pse autoritetet britanike të emigraconit kanë forcuar kontrollet, fakt mbetet se shumë shqiptarë arrijnë të hyjnë ose rihyjnë ilegalisht në Britani, edhe kur janë riatdhesuar më parë.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/