Një fëmijë e seksit femër është paraqitur në orët e para të ditës së sotme, pa shenja jete në urgjencën e Spitalit Rajonal Durrës.
Sipas burimeve të policisë vajza 15 muajshe me iniciale N.A. banuese në Fllak të Durrësit ishte e shoqëruar me prindërit në momentin që kanë hyrë në urgjencë.
Prindërit e saj, kanë thënë në polici se mjeku i ka dhënë edhe një recetë me ilaçe, të cilat ia kanë përdorur vajzës.
Burime brenda spitalit bëjnë me dije se për të kryer ekpertizën e vajzës 15-muajshe është thirrur një ekspert i mjekësisë ligjore nga Tirana, që do të ndihmojë mjekët ligjorë në Durrës.
Ndërkaq, grupi i hetimit ka sekuestruar kartelën mjekësore të fëmijës për të hetuar shkaqet e kësaj vdekje.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/