Formularët e Dekriminalizimit/ Kreu i KLSH Leskaj dhe Kryeprokurorin Llalla asnjë precedent...

Formularët e Dekriminalizimit/ Kreu i KLSH Leskaj dhe Kryeprokurorin Llalla asnjë precedent penal

97
0
Shares

Kryeprokurori Ardiatik Llalla ka plotësuar formularin e vetëdeklarimit në bazë të ligjit për dekriminalizimin, ashtu si funksionarët e tjerë publikë. Veç gjeneraliteteve, bie në sy shënimi i vetëm i tij në pyetjen nëse ka jetuar ndonjëherë jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë. Kryeprokurori ynë ka shënuar se në vitin 1992 – 1993 ka qenë emigrant në Greqi. Ai ka jetuar në zonën e Patras. “Emigrim ekonomik sezonal 1992 – 1993, Patra – Greqi”, shkruan kreu i Prokurorisë së Përgjithshme.

Adriatik Llalla nuk është i vetmi zyrtar i lartë që ka qenë emigrant në Greqi në fillim të viteve ’90. Këtë fat, si shumë shqiptarë të tjerë e ka provuar edhe drejtuesi i një tjetër institucioni kushtetues. Bujar Leskaj, kreu i KLSH, shkruan në formularin e vetëdeklarimit të ligjit për dekriminalizimin se ka punuar në emigracion në Athinë, në periudhën 1991 – 1993. Por 10 vjet më vonë, në vitin 2004, ai e ka parë veten student në SHBA. E më pas, në 2005, student në Gjermani. Në këtë vit ai u zgjodh edhe deputet i PD për Vlorën.

 

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY