Teksa udhëton në urban, mund të përballesh me lloj-lloj pamjesh, rasti më i keq mund edhe të biesh “pre” e njerëzve pa pikë respekti për veten dhe as për tjerët.
Një ngjarje e tillë ka ndodhur para dy ditësh në urbanin Kombinat-Kinostudio, në Tiranë. Meqë urbani ka qenë i mbushur plot, një djalë diku rreth 20-vjeç, ka përfituar nga rasti duke ngacmuar seksualisht një pasagjere.
Siç duket në video, ai bën veprime të turpshme dhe më pas ashtu i eksituar, i afrohet nga pas vajzës. Edhe pse djali aktron në mënyrë perfekte, duke bërë sikur nuk ka asgjë që s’shkon, ai nuk ka kaluar pa u vënë re nga të pranishmit, raporton “Jeta osh qef”.
Kështu, pas disa sekondash, vajza e kupton dhe djali ndërron menjëherë vend duke u kthyer në anën tjetër për të gjetur një tjetër “viktimë”.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/