DOSJA/ Ju mori tokën për pallat dhe nuk ju dha apartamente, prokuroria...

DOSJA/ Ju mori tokën për pallat dhe nuk ju dha apartamente, prokuroria kërkon 12 vjet burg për Pelivanin mashtrues

89
0
Shares

Prokuroria e Tiranës kërkon dënimin me 12 vjet burgim për ndërtuesin Namik Pelivani, administrator i subjektit ndërtues “Pelivani” shpk, i akuzuar për “Mashtrim”, me pasoja të rënda.
Nga hetimet, ka rezultuar se Pelivani nuk ka respektuar kontratën që, nëpërmjet një ndërmjetësi, kishte nënshkruar me disa familje për të shfrytëzuar truallin ku ishin ndërtuar shtëpitë e tyre, për ndërtimin e një pallati në zonën e Unazës së Re, në Tiranë.
Në Mars 2015, pjesëtarë të këtyre familjeve kallëzuan administratorin Namik Pelivani për mashtrim, pasi më parë ishin ngjitur, në formë proteste publike, në tarracën e pallatit që po ndërtohej prej tij në truallin ku më parë ishin shtëpitë e tyre.
Procesi ndaj të pandehurit është zhvilluar me gjykim të shkurtuar. Për këtë arsye, i pandehuri përfiton uljen me 1/3 e dënimit nëse shpallet fajtor.

Dosja e prokurorisë

Shoqeria “Pelivani” sh.p.k pasi ka lidhur akt-marreveshjet me pronaret e truallit per ndertim objekti, me Vendimin nr. 10, date 12.11.2009 te KRRT-se Komunes Kashar, ka marre lejen per te ndertuar nje godine banimi dhe sherbimesh 2, 4, 6 dhe 9 kate me dy kate bodrume ne zonen e Unazes se Re.
Nderkohe shoqerise “Pelivani” sh.p.k, nga shoqeria “ASK” sh.p.k. me administrator shtetasin Alket Karemani, i eshte bere nje propozim per te lidhur nje kontrate si nen/kontraktore, qe konsistonte ne kryerjen e disa sherbimeve (zera te punimeve te ndertimit) te cilat do te formalizoheshin ne nje kontrate nen-kontraktore.
Me kete shoqeri, Shoqeria “Pelivani” do te lidhte kontrate duke e kushtezuar me disa kushte qe kishin te benin me investimin dhe financimin e punimeve, cilesine etj.
Shoqeria ASK, ka lidhur nje “Kontrate Noteriale Sipermarrje (nensipermarrje bashkepunimi)”, me date 14.02.2009.  Ne baze te nenit 2 te kesaj kontrate, shoqeria “ASK” sh.p.k. merrte me nensipermarrje per ndertim nje godine, ne truallin qe i ishte miratuar per ndertim shoqerise “Pelivani” sh.p.k., sipas akteve te sipercituara. Ne nenin 4 te kesaj kontrate eshte parashikuar se nensipermarresi do te prishe ndertimet ekzistuese mbi kete truall, pas realizimit te aktmarreveshjeve me familjet qe i kane keto ndertime, qe ishin ne proces legalizimi dhe u perjashtuan me pas nga ky proces me ane te Vendimit nr. 93 daten 24.09.2007 te Keshillit te Komunes Kashar.
Keto marreveshje do te beheshin ne zbatim te ligjit 9482 date 03.04.2006, “per Legalizimin , Urbanizimin dhe integrimin e ndertimeve pa leje”.Te gjitha keto aktmarreveshje,  do te merrnin jete mbas finalizimit te kontrates se nen/sipermarrjes  midis shoqerise “Pelivani” shpk dhe Shoqerise “ASK”shpk dhe do  t’i dorezoheshin per miratim subjektit ndertues “Pelivani” sh.p.k. Shoqeria “ASK” shpk, kishte marre persiper qe te lidhte kontrate dhe te sistemonte me siperfaqe banimi, sipas ligjit 9482 date 03.04.2006 te gjithe shtetasit  qe kishin ndertuar pa leje dhe qe nga Aluzni nuk ju ishte miratuar kerkesa per t’u futur ne proces legalizimi.
Ne keto akt-marreveshje, shoqeria “ASK”, ne cilesine e nenkontraktorit, merrte persiper qe, per llogari te pales se paditur, shoqeria “Pelivani” sh.p.k., te sistemonte keto familje, te cilat dispononin ndertime pa leje, ne banesa me qira, per periudhen nga momenti qe ato do te lironin banesen, deri ne momentin qe do te merrnin ne dorezim ambjentet e banimit, ne ndertimin e ri.
Minimumi i pageses se qirase do te ishte 6 muaj ose ekuivalenti me leke ne dore. Kontraten e dates 14.02.2009, lidhur midis Shoqerise “Pelivani” sh.p.k. dhe Shoqerise “ASK” sh.p.k, i pandehuri Namik Pelivani, ne menyre te njeanshme, me pretekstin se  shoqeria “ASK” sh.p.k. nuk mund te vazhdonte pasi nuk plotesonte kriteret dhe kerkesat e parashikuara ne kete kontrate, i mungonin  mjetet finaciare etj, i ka bere me dije nenkontraktorit “ASK shpk, se nuk mund te vazhdonte me tej me  finalizimin e kesaj kontrate.
Duke perdorur firmen “Ask” shpk, e cila me ane te lidhjes se kontratave te porosise me banoret qe kishin ndertuar banesa pa leje, realizon prishjen e banesave  dhe kthimin e truallit ne shesh ndertimi, I pandehuri  shmang pengesen e tij per te realizuar qellimin e tij,  lirimin e truallit dhe kthimin e tij ne shesh ndertimi.
Sapo firma “Ask” shpk realizon shembjen e banesave, ai ne menyre te njeanshme dhe te pajustifikuar prish marreveshjen me kete firme dhe nuk njeh  kontratat e lidhura prej saj me banoret duke nderprere pagimin e qerase se banesave ku ata ishin strehuar.
Me miratimin e sheshit te ndertimit perjashtohen banoret qe shemben banesat nga procesi i legalizimit dhe i pandehuri  pasi ka lidhur me pare marreveshje me pronaret e truallit fillon ndertimin e pallateve shumekateshe te banimit, apartamentet e te cilit i  shet(tjeterson) tek te tretet dhe jo banoreve qe ju shemben ndertesat.
Duke vepruar si me siper, I pandehuri Namik Pelivani ka konsumuar elementet e vepres penale te “Mashtrim” ne dem te disa personave duke u shkaktuar atyre pasoja te renda ekonomike, parashikuar nga neni 143/2 i K.Penal.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY