KUVEND/ Ndërpritet seanca, Berisha: Edvini kriminel, u bë Edi për shkak të dosjes së tij spanjolle dhe dosjes Kadriovski
Ish-kryeministri Sali Berisha, ka denoncuar sot kryeminsitri Edi Rama për ndërrimin e emrit të tij, për shkak të dosjeve të tij kriminale, në Spanjë, apo të denoncuara prej Kadriovskit.
Gjithashtu Berisha, nga foltorja e Kuvendit e ka akuzuar ramin edhe si armik të egër të qenies kombëtare.
“Duhet ti saktësojë, në një kohë për një krim të tmerrshëm të hotelet e Spanjës, në një kohë kur Kadriovski e ka akuzuar për një krim të tmerrshëm. Janë të gjitha këto në media.
Ai është nënshtruar para krimit dhe kriminelëve.
Vrasësis e trafikantët i futi në Parlament Edi Rama dhe përpiqet të fshehë kokën si struci në diell, të krahasojë vrasjen me kundërvajtjen në rrugë, vrasjen me arrestimin politik, me nenin famëkeq 55, e të tjerë.
Së dyti dua të denoncoj Edi Ramën si armik të egër të qenies kombëtare.
Në diplomati të huaj Edi Rama i ka thënë se ka rekrutuar na zonat e veriut, vrasës e trafikantë.
Në këtë mënyrë me një racizëm të ulët e antishqiptar e antikombëtar, paraqet veriun si vatër të krimit e kriminelëve. Ky është koncepti i tij antishqiptar e antikombëtar.
Ky kriminel të vijë këtu, të shpjegojë pse ka ndërruar emrin dhe pse ju thotë të tjerëve se veriu është kriminel”, u shpreh ish-kryeministri.
Deklarata e fundit e Berishës u pasua me reagime të ashpra nga deputetë socialistë, aq sa drejtuesi i seancës, Shpëtim Idrizi, u detyrua ta ndërpresë atë për disa minuta.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/