Flutura Açka: Këpucët e zonjës së kokoshkave Veliaj ti mbajë në muzeun...

Flutura Açka: Këpucët e zonjës së kokoshkave Veliaj ti mbajë në muzeun e Bashkisë

65
0
Shares

Autorja Flutura Açka ka ironizuar aksionin e bashkiakëve që një ditë më parë i sekuestruan karrocen e kokoshkave një gruaje duke e lënë të shtrirë mes lotësh. Açka i thotë Velijat se këpucën e saj, që i ra teksa e tërhiqnin në rrugë ta ruajë për muzeun e historikut të bashkisë; “Mbase kujtohen se këta qytetarë nuk kanë ndonjë dëshirë të madhe të piqen në diell, as në shi dhe në të ftohtë për të këqyrur qytetarët që kalojnë atypari, por për bukën e gojës” shprehet Açka.

Postimi i Açkes

Këpucët e Zonjës së Kokoshëve

Kur zonja e karrocës së kokoshë, humbi ndjenjat dje nga rrémbimi brutal i karrocës së saj nga policët (katër copë për një qyqare, në zbatim të urdhérit të tyre), këpucët e saj mbetën në trotuar. Unë i mora dhe i ruajtja. Po ia dhuroj Bashkisë t’i ketë për Muzeun e Historikut të saj. Mbase kujtohen se këta qytetarë nuk kanë ndonjë dëshirë të madhe të piqen në diell, as në shi dhe në të ftohtë për të këqyrur qytetarët që kalojnë atypari, por për bukën e gojës. Dhe kërkesa për bukën e gojës është instinktive dhe gjëja më humane e dykëpucëshit njeri, veçmas atij të paqtë.

Kur t’i kesh sekuestruar vilat e vjedhura, llogaritë bankare të pajustifikuara, kur të kesh pastruar troturët e zënë nga bosat e mafias (miqtë e miqve), kur t’ia kesh siguruar kësaj gruaje bukën e gojës si shtetar që ke përgjegjësi për të, dhe votën e saj, atëherë, po: atë karrocë ke të drejtë ta heqësh, jo ta tërheqësh zvarrë. Ta paralajmërosh që ta heqë si qenie njerëzore që ka arsye dhe e kupton se qyteti duhet të bëhet më i bukur, por jo si ‘armike’.

Kam parë disa kohë më parë një bukinisti te hekurat e vilës së diktarorit, që një police (me flokë extention, vetullat tatuazh dhe pa kapele, si kund në botë police) po ia mblidhte librat. U trishtova. Dhe, edhe ngaqë isha përballë shtëpise famëkeqe, m’u kujtua diktatori. Po, ai e përdori policinë kundër qytetarëve të vet, sepse vetëm ashtu e mbante lavdinë e tij dhe pushtetin. Po tani kjo është e papranueshme, ndaj e edukoni policinë shqiptare dhe ia mësoni nenin numër 1: ajo është në shërbim të qytetarëve të vet, dhe jo armike e tyre.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY