Skandal tjetër në Dibër, punonjësit e postës vjedhin 100 mln lekë e...

Skandal tjetër në Dibër, punonjësit e postës vjedhin 100 mln lekë e ikin në SHBA

79
0
Shares

Një skandal është denoncuar ditën e sotme në Kuvendin e Shqipërisë nga deputeti i Partisë Demokratike në Dibër Sherefedin Shehu. Përkatësisht, në njësinë administrative Maqellarë dhe Sllovë, punonjësit e Postës kanë vjedhur paratë e pensioneve dhe invaliditetit duke lënë pa pagesë qindra familje.

Sipas deputetit të Partisë Demokratike, skandali nuk ka të ndalur këtu pasi kjo vjedhje nuk është denoncuar ende për shkak të presioneve nga ana e drejtuesve të Postës. Konkretisht, në Maqellarë punonjësi Skerdilajd Hoxha ka vjedhur 80 milionë lekë të vjetra dhe është larguar drejt SHBA-ve tashmë prej 1 javë.

Po ashtu në Sllavë punonjësi tjetër pëllumb Çorja ka vjedhur 20 milionë lekë të vjetra të pensioneve dhe familjeve në nevojë por që ende nuk është denoncuar kjo edhe për faktin se ai është kunati i drejtoreshës së postës, Zana Çorja. Pavarësisht se familjet e pensionistëve, atyre në nevojë dhe të invaliditetit nuk kanë marrë ende pagesën prej disa muajsh, ende nuk ka asnjë denoncim nga ana e Postës apo Policisë së shtetit duke tentuar që ta mbajnë fshehur.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY