Mediat italiane zbulojnë kush dhe si e sollën pajisjen përgjuese në Shqipëri

Mediat italiane zbulojnë kush dhe si e sollën pajisjen përgjuese në Shqipëri

86
0
Shares

E përditshmja italiane “Il Fatto Quotidiano” ka botuar sot  të dhëna të reja për çështjen e përgjimeve në Shqipëri, duke shkruar se ‘kjo është një çështje në të cilën Roma po luan një rol kyç”.
Gazeta i referohet ish-numrit 1 të policisë italiane, Pansa, i cili tha se instrumenti për përgjimet ishte një Vortex Aircube, një pajisje e prodhimit izraelit që në Europë është futur nga kompania franceze Ercom dhe në Itali është shpërndarë nga kompania Italalarms srl, një kompani që duket e privilegjuar nga Policia e Shtetit në Itali.
“Rreziqet për privatësinë e qytetarëve janë vënë re që në 2013, kur FBI pranoi se i ka përdorur ‘për të përgjuar kriminelët’. Por nga të dhënat e mbledhura që nga viti 1995, përveç kriminelëve, policia amerikane ka përgjuar edhe qytetarë të thjeshtë. Megjithëse përtej oqeanit FBI u dënua me publikimin e dokumenteve që lidhen me përgjimet e qytetarëve përmes IMSI Catcher, Italia që nga viti 2013 ka shpallur në mënyrë të vazhdueshme tender për të ‘transferuar’ përgjimet e Policisë së Shtetit pikërisht përmes këtyre pajisjeve. Fituesja, në shumë raste, ka qenë ‘Italarms srl’, shoqëri në pronësi të Vittorio Maria dell’Orto dhe Giovanni Battista Adani. E njëjta protagonist e shitjes së dyshimtë në Shqipëri”, shkruan “Il Fatto Quotidiano”.
Duke bërë një përmbledhje të asaj që ka ndodhur në dy brigjet dhe rolin e misionit ‘Interforze’ në Shqipëri, gazeta shkruan se po përflitet gjithnjë e më shumë përfshirja direkte e bashkëshortes së shefit të misionit, Michele Grillo, në shitjen e kësaj pajisjeje.
Gazeta hedh hije dyshimi edhe për rolin e drejtuesve të këtij misionin në Shqipëri.
“Në të kaluarën, një rol i tillë mbulohej nga Anna Poggi, ish-shefe zyre në Genova Bolzaneto, e dënuar për dhunën e ushtruar kundër protestuesve në samitin e G 8, dënim i konfirmuar edhe nga Gjykata e Kasacionit, por i paekzekutuar për arsye parashkrimi. Transferimi i saj në Slloveni ka koinciduar me një tjetër ‘histori spiunësh’: Një ish polic nga Vlora, Dritan Zagani, në 2015 ka kërkuar azil politik në Zvicër sepse insistonte se po përndiqej në Shqipëri për shkak se kishte zbuluar një linjë trafiku ajror të drogës nga Shqipëria drejt Italisë në të cilën ishin përfshirë të afërm të ministrit të Brendshëm Tahiri”, shkruan “Il Fatto Quotidiano”.
Pajisja përgjuese “IMSI Catcher” ka hyrë në Shqipëri në datën 11 mars 2016 me anë të një makine me targa diplomatike italiane. Ajo është futur nëpërmjet portit të Durrësit. Aktualisht pajisja përgjuese mësohet se ndodhet në ambasadën e Italisë në Tiranë, e cila nuk e ka vënë në dispozicion të Prokurorisë Shqiptare e cila e kërkon në kuadër të hetimit që është hapur.

il-fato

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY