Në 2 vjet shqiptarët më shumë kërkesa për azil se sa në...

Në 2 vjet shqiptarët më shumë kërkesa për azil se sa në 3 dekada

75
0
Shares

Azilkërkuesit kanë thyer çdo rekord në dy vitet e fundit, duke arritur në rreth 86.000 kërkesa në vendet e Evropës.

Për muaj me radhë, shqiptarët kanë qëndruar në krye të listës për kërkesat e azilit në Gjermani dhe se fundmi edhe në Holandë. ABC News ka siguruar të dhëna nga zyra e statistikave evropiane EUROSTAT, për të krahasuar këto vite me vitet paraardhëse.

Por krahasimi i shifrave ka kaluar çdo pritshmëri pasi shqiptarët në dy vitet e fundit kanë qenë më të shumtë në numër sesa 3 dekada marrë së bashku. Konkretisht në vitin 2014 dhe 2015 ka pasur 86.000 kërkesa për azil, krahasuar me 64.000 kërkesa gjatë vitit 1985 deri në 2013. Kjo bën që në vetëm dy vitet e fundit ka pasur 23.415 kërkesa me shumë sesa 3 dekadat paraardhëse.

ABC News ka tentuar të sigurojë dhe shifrat para vitit 1985, por deri tani nuk ka marrë një përgjigje në lidhje me ketë kërkesë.

Pavarësisht që shanset për azil në vendet të Evropës janë pothuajse zero dhe thirrjeve për të mos ikur nga Shqipëria, situata nuk ka ndryshuar për mirë. Muajin e kaluar në Gjermani kishte një rritje të lehtë të kërkesave të azilit dhe në Holandë shqiptarët kaluan dhe sirianët. Të dy vendet, ku fenomeni i kërkesave të azilit nga shqiptarët ndjehet më shumë, kanë organizuar fluturime me deportime të detyrueshme nga shtetet përkatëse.

azili-4_1464269709-7861365

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY