Blushi: Rama nuk u bë francez, përçmoi shqiptarët, të paktën të bëhej...

Blushi: Rama nuk u bë francez, përçmoi shqiptarët, të paktën të bëhej maqedonas

59
0
Shares

Deputeti socialist Ben Blushi gjatë fjalës së tij në seancën parlamentare ka akuzuar qeverinë Rama se, nuk po bën asgjë, duke mos u krahasuar dot as me Maqedoninë për investimet në vend. Deputeti socialist ju drejtua sërish me fjalë Parlamentit duke bërë një sërë pyetjesh retorike. Gjatë fjalës së mbajtur në Parlament, ai tha se;

Blushi
:
Foli sot ndonjëri në dobi të interesit publik? A foli ndonjëri në dobi të shqiptarëve? Çfarë ndodhi sot? Kjo ndodh prej gati dy vjetësh në këtë Parlament. U bë një garë dëmesh kush e ka dëmtuar më shumë Shqipërinë. Kjo palë apo kjo palë! Kjo garë bëhet për dje. E kush ishte gara e ripërsëritur? Kush i ka kriminelët më të padukshëm?! Kush ka futur më pak njerëz me precedentë penalë?! Kush nga ata që ligji i dekriminalizimit duhet t’i kapi por që në fakt nuk po i kap për shkak të një pakti ndërpartiak?! Ka trafikuar më pak?! Kush ka shitur më pak drogë?! Kush ka vrarë më pak?! Kush ka kriminelët më të ‘butë’?! Kjo do të thotë që gara e dëmeve ka për të vazhduar. Çfarë u tha prapë sot? Ishte një pikë që u fol për çështjen e energjisë elektrike. Kush ua ka shitur shqiptarëve më shtrenjtë energjinë elektrike, Partia Demokratike apo Rilindja?! Kush e ka dëmtuar më shumë konsumatorin.

Kush nga dy palët edhe për një investim që lidh Shqipërinë dhe Kosovën për të shkëmbyer energjinë elektrike. Këtu u grindën palët. Këtu s’ka arsye pse të grinden, sepse një palë e ka nisur dhe një palë tjetër me shumë gjasa po e bitis. Edh kjo grindje e shtyu. Duhet të ishte miratuar para 4-5 vitesh. Kjo pra është arsyeja siç thashë. Më vjen keq për të gjithë ju, por më shumë për të vërtetën, sepse e vërteta në këtë Parlament nuk po del.

Nuk po arrijmë dot të ndërtojmë një model ekonomik, i cili prodhon progres, prodhon vende pune, mirëqenie dhe rrit shpresën se ky vend mund të bëhet i jetueshëm. 94 hektarë është një nga zonat ekonomike në Tetovë, 26 ha në Strugë. Këto hektarë a mund të më thonë të kujt janë? A mendoni se ata ua kanë lënë këtyre kryetarëve të bashkive që ndërrojnë nga katër emra dhe u kanë thënë copëtojeni ju dhe u thonë investitorëve: Patrik mos u bëj si ne! Sigurisht që jo. E pra, këto janë politika që ne nuk i kemi. Po shkojmë edhe më keq dhe po thërrmojmë edhe ato pak toka, që është pasuria jonë më e madhe bashkë me detin dhe me ajrin.

E kujt po ja lëmë?! Askujt! Po ua lëmë kryetarëve të bashkive për t’i thërrmuar. Njerëz që janë provuar se nuk kanë një sens drejtësie dhe zhvillimi në këtë vend dhe nga ata po i çojmë tek gjykatat dhe po i fusim me mijëra vet në konflikt. Në qoftë se ka një akt që kanë çuar më shumë shqiptarë në varreza, janë aktet e ndarjes së pronave. Janë 8 mijë shqiptarë. 8 mijë shqiptarë nuk janë vrarë as në luftë. 8 mijë vetë Sadri (deputet i PS-së).

Edhe mua më vjen keq kur i tha: Po Patrik mos u bëj shqiptar të kishte parasysh ty, i tha mos u bëj si Sadriu. Mua më vjen keq për ty! Më thoni një gjë që po shkon mirë në Shqipëri?! Një gjë! A ka më shumë papunësi?! Më shumë ka…A është rritja ekonomike siç e prisnim, është shumë më keq! A është borxhi më i lartë? Është shumë i lartë! A ka inflacion të mjaftueshëm që na jep mundësi të konsumojmë sa duhet dhe të mbrojmë vendet e punës?! Përkundrazi, është 0.3 për qind tre muaj rresht. Në prag deflacioni. Apo konsumojmë më shumë apo më pak? Çfarë po shkon më mirë?

A po japim një model në shoqëri? Si ka mundësi që dy partitë e mëdha grinden kush i ka kriminelët më të butë! Kush i ka kafshët e egra më të buta? Çfarë modeli u japim të rinjve, të ndërrojnë emrat nga 4 herë, të përçmojnë, të abuzojnë. Të jenë njerëzit më mediokër. Ky është degradimi i shoqërisë. Në qoftë se ka njerëz që heshtin e stimulojnë. Dhe pastaj thonë pse shqiptarët ikin nga Shqipëria. Si mund të jetosh në një bashki që qeveriset nga një mediokër? Sadri nuk po ta përmend emrin as ty as atij. Si mund të pranosh që ky rrënim kthehet në normë Sadri. Si mund të pranosh që kjo shoqëri po bëhet çdo ditë e më e vogël. Kemi qenë 4 mln banorë para 25 vjetësh. 2.8 para tre vjetësh dhe sot jemi më pak se kaq. Pse po bëhemi kaq pak Sadri? Dielli, ajri, mineralet, toka, zejet. Na mungon vetëm një gjë: qeverisja. Na mungon mënyra e qeverisjes.

Dua ta mbyll me atë historinë e Patrikut se më pëlqeu në fakt. I tha: Patrik mos u bëj si ne! Sigurisht që ky kryeministri ynë ka tentuar në jetën e vet të bëhet francez por nuk ia ka arritur të bëhet dot. Nuk do të jetë shqiptar. I përçmon shqiptarët. I konsideron dembel.

Ka një mundësi, francez nuk bëhet dot, shqiptar s’do të jetë, të paktën të paktën të bëhet maqedonas. Në ç’kuptim? Të hapë zona të lira ekonomike, të thithë investime të huaja dhe të hapë nja 6 mijë vende pune. Ja ku përfunduam..po na shiten të gjitha aksionet tona të shtrenjta. Investimet e huaja po zbohen për shkak të paaftësisë për shkak të mediokritetit të qeverisjes. Nuk na mungon as toka, as dielli, por qeverisja. Nuk e kemi. Të paktën edhe për një vit jo!

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY