TUNDET BOTA/ Trump zyrtarisht kandidat për president

TUNDET BOTA/ Trump zyrtarisht kandidat për president

60
0
Shares

Donald Trump ka siguruar këtë të enjte numrin e mjaftueshëm të delegatëve të nevojshëm për të siguruar nominimin republikan për President të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Në këtë mënyrë përfundon atë që konsiderohej si një rritje e pamundur, që ka ngritur në këmbë të gjithë peizazhin politik dhe përgatit gjasat për një fushatë edhe më të ashpër në vjeshtë të këtij viti.

Sipas numërimit që ka bërë “Associated Press”, Trump e ka kaluar me vetëm 1 numrin e nevojshëm të delegatëve, pasi ka siguruar edhe një numër delegatësh të pazotuar me partinë, të cilët i kanë thënë agjencisë së lajmeve se do ta mbështesin atë në konventën e korrikut. Mes tyre është edhe kryetarja e republikanëve të Oklahomës, Pam Pollard.

“Mendoj se ai ka prekur atë pjesë të elektoratit që nuk pëlqen situatën aktuale ku ndodhet vendi ynë”, tha Pollard. “Ndaj dhe nuk e kam problem ta mbështes Trumpin”.

Për të siguruar nominimin republikan për president nevojiteshin 1237 delegatë. Trump ka arritur aktualisht, sipas numërimit të “AP”, 1238 delegatë gjithsej. E ndërsa janë ende 303 delegatë në lojë, që priten të deklarojnë mbështetjen e tyre në primaret e 5 shteteve, që do të shprehen më 7 qershor, Trump do ta ketë tepër të lehtë të shmangë Konventën partiake në Cleveland në korrik.

Trump, një politikan rishtar i cili prej vitesh ka dhënë vetëm komente “helmuese” mbi deklaratat para kombit nga prapavija, por që kurrë nuk kishte garuar deri më tani për ndonjë post, luftoi përballë 16 pretendentëve të tjerë republikanë në një garë tepër të ashpër dhe të papëlqyeshme ndonjëherë.

Steve House, kreu i Partisë Republikane në Kolorado, si dhe një delegat i paangazhuar që konfirmoi mbështetjen e tij për Trumpin i pyetur nga “AP”, tha se i pëlqen karakteri i miliarderit nga pikëpamja e një biznesmeni. “Lidershipi është lidership. Nëse ai do të mund të rrethohet me politikanë të talentuar, besoj se do të jetë shumë mirë për të”.

Disa të tjerë që konfirmuan vendimin për të mbështetur Trumpin ishin pak më të ftohtë, duke thënë se kishin dhënë mbështetjen e tyre pa ndonjë ndienjë detyrimi, por vetëm sepse ai thjesht ka fituar primaret në shtetet e tyre respektive.

Rrugëtimi i Trumpit për nominimin presidencial mes republikanëve nisi me një të përpjetë e thepisur. Manjati i pasurive të paluajtshme dhe bashkëshortja e tij, Melania, e zbritën këtë “shkallë lëvizëse” në qarqet e lobimit të “Kullës Trump” më 16 qershor të vitit 2015, në atë shpallje që shumëkush prej vëzhguesve tha se nuk duhej të ishte bërë kurrë. Miliarderi, i cili kishte flirtuar shpesh në të kaluarën me mundësinë për të garuar për ndonjë post, deklaroi se po niste fushatën për të siguruar nominimin presidencial të republikanëve.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY