KLODIAN TOMORRI/Shifrat të vertëta, lajmi i gënjeshtërt

KLODIAN TOMORRI/Shifrat të vertëta, lajmi i gënjeshtërt

94
0
Shares

Sot ka dale nje lajm qe Shqiperia eshte vendi me renien me te madhe te cmimit te energjise per familjaret ne Europe.

Lajmi i referohet nje botimi te fundit te Eurostat, sipas te cilit cmimi i energjise per familjet shqiptare ne fund te 2015 ra me 29.6 per qind krahasuar me nje vit me pare. Ky eshte linku.

(http://ec.europa.eu/…/…/b5652235-2df1-47ed-84c6-701614849b3a)

Te dhenat e perdorura jane te verteta, por lajmi jo. Cmimi i energjise per familjaret ne Shqiperi eshte rritur dhe fort madje. Pyesni nje here veten. Cili nga ju po e paguan energjine 29.6 per qind me pak se vjet?

Skisha nder mend ta beja kete kete sqarimin, por meqe qeveria po perpiqet tinez ta shperndaje gjithandej lajmin, ja si qendron puna.

Eurostat thote se cmimi i energjise per familjet ne Shqiperi duke perfshire te gjitha taksat ishte 16.2 leke per kilovat ne 2014-en. Ndersa nje vit me vone ai ra ne 11.4 leke. Kjo eshte e pasakte.

Por ku qendron deformimi?

Ne vitin 2014, Shqiperia zbatonte nje tarife energjie me dy fasha. Deri ne 300 kilovat ore cmimi ishte 7.7 leke, ndersa per pjesen mbi 300 kv ne muaj ai ishte 13.5 leke. Nje vit me vone Enti e unifikoi cmimin ne 9.5 leke pavaresisht sasise se konsumuar.

Por Eurostat merr si cmim per vitin 2014 ,nivelin 13.5 leke per kilovat dhe e krahason me cmimin e unifkuar 9.5 leke. (Kush eshte i interesuar te shoh llogarite me poshte)

Ne fund, cmimi i energjise per familjaret jo vetem qe nuk u ul por eshte rritur ndjeshem. Per pjesen derrmuese te familjeve ne nivel dyshifror

Kjo eshte si ajo historia qe OSHEE kishte mbledh me pak leke ne total nga faturimet korrente dhe thoshte kemi ulur borxhin.

APPENDIX

Si del cmimi 16.2 leke per kilovat ne 2014?

(13.5 leke/kv + tvsh 20% = 13.5+2.7= 16.2 leke/kv)

Si del cmimi 11.4 leke per kilovat ne 2015?

(9.5 leke/kv+ tvsh 20% = 9.5+1.9= 11.4 leke/kv)

Postimi i Ramës:

‪”#‎QENTËLETËLEHINKARVANIDOECËPËRPARA

E pra, ÇMIMI I ENERGJISE NE SHQIPERI ESHTE ULUR!

Tregojani këtë fakt kuptimplotë të reformës historike të energjisë, të gjjthë gënjeshtarëve e sharlatanëve që ju thonë papushim se u rrit çmimi i energjisë!

Ne nuk do të ndalemi në rrugën e reformave reale për Shqipërinë e Gjeneratës Tjetër. Dhe as do të mjaftohemi kurrësesi me sa është arritur në sektorin e energjisë.

Jemi krenarë për sa shume kemi bërë, por aspak të kënaqur. Sepse ambicia jonë është ta kthejmë sektorin elektro-energjitik shqiptar, në një model të Gjeneratës Tjetër; me një shërbim shembullor për klientët dhe fuqi udhëheqëse për rritjen e ekonomisë kombëtare e të mirëqenies shoqërore.

‪#‎DrejtimiiDuhur ‪#‎ShqiperiaeGjeneratesTjeter”.
rama eruostat energjia

Në foto, grafiku i nxjerrë nga Eurostat lidhur me cimin e energjisë

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY